Meta në burg, Blushi: Akt i rëndë që tregon rënien e shtetit ligjor

Pas vendimit të GJKKO për të lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-presidentin Ilir Meta, ka ardhur një reagim nga Partia e Lirisë. Në një konferencë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi është shprehur se Ilir Meta prej ditës së sotme është një i burgosur politik, kjo për […]

tetor 24, 2024 - 07:00
 0  9
Meta në burg, Blushi: Akt i rëndë që tregon rënien e shtetit ligjor

Pas vendimit të GJKKO për të lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-presidentin Ilir Meta, ka ardhur një reagim nga Partia e Lirisë.

Në një konferencë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi është shprehur se Ilir Meta prej ditës së sotme është një i burgosur politik, kjo për shkak të drejtësisë së kapur dhe në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

“Vendimi i sotëm politik të kamikazëve të ramaformës në GJKKO, apo Gjykatën Kombëtare Kundër opozitës, për të lënë në burg politik, pa prova dhe pa fakte, presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ndikuar nga mafia ndërkombëtare dhe i urdhëruar personalisht nga Edi Rama është akt i rëndë që tregon rënien e shtetit ligjor. Tregon kapjen për fyti dhe asgjësimit të drejtësisë të vendosur në shërbim të pushtetit.

Ky vendim i turpshëm, i neveritësh, i papranueshëm, kundër opozitës, konfirmon rëshqitjene Shqipërisë në diktatorë, ëshë vijim i agresionit të pastër terrorist të narkoshtetit dhe mafies ndërkombëtare kundër presidentit Ilir Meta, PL, opozitarizimit të vërtetë, demokracisë, që u konsumua sot në sallën e gjyqit”, tha Blushi.

Sa i përket pyetjes nëse Meta është në gjendje të mirë shëndetësore, Blushi u kap me ata analistë dhe gazetarë që shpërndajnë lajme të tilla duke siguruar se Meta është në gjendje të mirë.

“Jo çdo debil që maskohet si gazetar, por që paguhet nga zyra e propagandës duhet marrë për bazë. Janë debila politike që bëhen si gazetarë. Janë të njëjtat personazhe që flasin për shtëpitë pa drita në Korçë. Gjendja shëndetësore e zotit Meta është e shkëlqyer. Dhe nëse i ndodh diçka e papritur përgjegjësinë e mban zoti Rama. Për këta debila që dalin në studio nuk kam asnjë koment. Të gjithë tallen dhe qeshin me ta.”