Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me 7 mijë euro Listën për Familje

Gjykata Supreme ka rrëzuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të cilët kishin dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje. Asdren Bytyqi, kandidat për deputet nga radhët e këtij koalicioni, e ka quajtur këtë vendim si “fitore e madhe ndaj Dylberizmit”. “FITORE e madhe ndaj Dylberizmit! Gjykata Supreme e rrëzon

shkurt 5, 2025 - 14:00
 0  2
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me 7 mijë euro Listën për Familje
supremja-rrezon-vendimin-e-pzap-it-ku-kishte-denuar-me-7-mije-euro-listen-per-familje

supremja-rrezon-vendimin-e-pzap-it-ku-kishte-denuar-me-7-mije-euro-listen-per-familje

Gjykata Supreme ka rrëzuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të cilët kishin dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje.

Asdren Bytyqi, kandidat për deputet nga radhët e këtij koalicioni, e ka quajtur këtë vendim si “fitore e madhe ndaj Dylberizmit”.

“FITORE e madhe ndaj Dylberizmit! Gjykata Supreme e rrëzon vendimin e PZAP-së, me të cilin na ka shqiptuar gjobë 7000 euro për fjalët “turp ju qofte” “mbrojtja e dinjitetit tone njerzor dhe vazhdimesise se jetes, si dhe te ardhmen e femijeve tane nga degjenerimi dhe prishja”, “anomali sociale dhe dukuri degjenuese. Vendoset një standard i drejtë në mbrojtje të lirisë së shprehjes, duke u pranuar ankesa jonë si e bazuar, e ligjshme dhe e drejtë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, PZAP kishte dënuar mijëra euro koalicionin Listën për Familje, për shkak të gjuhës së përdorur gjatë fushatës zgjedhore.