Tahiri takon Thaçin në Hagë, ish-presidentin e quan inspirim

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka takuar sot në ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në Hagë. Tahiri përmes një postimi në Facebook, u shpreh se çdo vizitë në Hagë është inspiruese, dhe se Thaçi është inspirim për mënyrën se si vazhdon të përballojë sfidat me të cilat përballet. “Çdo […]

maj 16, 2024 - 20:01
 0  8
Tahiri takon Thaçin në Hagë, ish-presidentin e quan inspirim
tahiri-takon-thacin-ne-hage,-ish-presidentin-e-quan-inspirim

tahiri-takon-thacin-ne-hage,-ish-presidentin-e-quan-inspirim

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka takuar sot në ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në Hagë.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, u shpreh se çdo vizitë në Hagë është inspiruese, dhe se Thaçi është inspirim për mënyrën se si vazhdon të përballojë sfidat me të cilat përballet.

“Çdo vizitë në Hagë është inspiruese. E njëjtë ishte edhe kjo e sotmja. Takova Presidentin Hashim Thaçi. Mirë me shëndet dhe me besim në drejtësinë, Presidenti Thaçi është inspirim për mënyrën se si vazhdon të përballojë sfidat me të cilat përballet”.

Ai thotë se ish-presidenti u përcolli të fala të gjithë popullit të Kosovës.

“I pathyer, me humor të mirë, i përkushtuar për ta mbrojtur të drejtën e popullit tonë për liri, Presidenti Thaçi më përcolli edhe me të fala për të gjithë ju!”, shtoi më tutje Tahiri në Facebook.

“Në ditët me shi e zymtësi, të fortë na mban besimi se dielli do të lind përsëri”.