Taipi: Me daljen e ASH-së nga qeveria, vihet në pikëpyetje çështja e legjitimitetit

Nënkryetari i ASH-së, Nazim Taipi, në Daily Click tha se me largimin e ASH-së nga qeveria vihet në pikëpyetje çështja e legjitimitetit. Sipas tij, VLEN-i përfaqëson më pak se një The post Taipi: Me daljen e ASH-së nga qeveria, vihet në pikëpyetje çështja e legjitimitetit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 13, 2025 - 21:00
 0  3
Taipi: Me daljen e ASH-së nga qeveria, vihet në pikëpyetje çështja e legjitimitetit

Nënkryetari i ASH-së, Nazim Taipi, në Daily Click tha se me largimin e ASH-së nga qeveria vihet në pikëpyetje çështja e legjitimitetit.

Sipas tij, VLEN-i përfaqëson më pak se një të tretën e shqiptarëve dhe nuk do të ketë kuorum për Badenter. Ai shtoi se janë të gatshëm të mbështesin ligje të caktuara që janë në interes të komuniteteve etnike.

“Kështu që ne kishim legjitimitet, por çështja e legjitimitetit mund të diskutohet ose të vihet në dyshim tash e tutje. Me largimin e ASH-së nga qeveria, ku kemi 5 deputetë, dhe me mbetjen e 9 deputetëve të tjerë në këtë përbërje qeveritare, mund të vihet në pikëpyetje funksionimi i mëtejshëm i qeverisë dhe çështja e legjitimitetit të saj,” theksoi Taipi.

Taipi foli edhe për projektin e rrugës Tetovë–Prizren, duke theksuar se është në pikën zero pasi partneri më i madh qeveritar nuk ka vullnet dhe po e bllokon projektin. Sipas tij, e vetmja gjë që është bërë deri tani është formimi i një komisioni, ndërsa për këto katër vite nuk do të ketë asnjë punë në terren, pasi qeveria nuk po i mbështet projektet në zonat shqiptare.

Taipi theksoi se koalicioni është bërë për të përmbushur premtimet ndaj qytetarëve, e jo për çështje dashurie politike. Ai shtoi se pozicioni politik i shqiptarëve në këtë qeveri është minor dhe se kemi hyrë në një situatë të re për të cilën “nuk kemi luftuar”.

Sipas tij, asnjë nga marrëveshjet me partnerin më të madh nuk është respektuar dhe beson se është e dëmshme të vazhdohet më tej në këtë mënyrë.

Nënkryetari i ASH-së, tha se sipas anketave që kanë realizuar, partia e tyre përbën mbi 50 për qind të VLEN-it.

Sipas tij, mbi 70 për qind e qytetarëve nuk janë të kënaqur me punën e koalicionit shqiptar në qeveri.

“Kemi bërë dy lloje anketash. Kemi parë pozicionin tonë brenda koalicionit qeveritar, ku anketat kanë treguar se ASH-ja është mbi 50% e koalicionit VLEN. Ndërkaq, me anketat e tjera kemi matur punën e koalicionit VLEN brenda qeverisë, ku ka rezultuar se mbi 70% e qytetarëve nuk janë të kënaqur me punën e tij,” tha Taipi.

The post Taipi: Me daljen e ASH-së nga qeveria, vihet në pikëpyetje çështja e legjitimitetit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .