“Mos na harroni” – Qytetari ngjitet në shtyllë për të kërkuar drejtësi për viktimat e Koçanit
Shkup, 9 maj 2025 – Martin Kirovski, qytetar nga Koçani, shkaktoi një skenë të pazakontë në Sheshin e Shkupit duke u lidhur me shirit ngjitës në një shtyllë për më The post “Mos na harroni” – Qytetari ngjitet në shtyllë për të kërkuar drejtësi për viktimat e Koçanit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Shkup, 9 maj 2025 – Martin Kirovski, qytetar nga Koçani, shkaktoi një skenë të pazakontë në Sheshin e Shkupit duke u lidhur me shirit ngjitës në një shtyllë për më shumë se një orë, në një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e institucioneve dhe qytetarëve ndaj tragjedisë së fundit në diskotekën “Pulse”, ku humbën jetën pesë të rinj dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar rëndë, shkruan Flaka Media.
Pasi u mblodhën gazetarët, Kirovski dha një deklaratë prekëse, duke thënë:
“U drejtohem njerëzve të mëdhenj të këtij vendi. Çfarë tjetër duhet të ndodhë në Koçan që ju të kuptoni se ky qytet ekziston? Na harruat kaq shpejt. Fëmijë që nuk kanë më gishta… këta fëmijë nuk do të kenë duar për gjithë jetën e tyre. Të paktën ndihmojini ata.”
Ai kritikoi harresën institucionale dhe mungesën e investimeve në qytetin e tij, duke bërë thirrje për ndërtimin e qendrave kulturore, sportive dhe argëtuese për të rinjtë, në vend të diskotekave ilegale.
Kirovski theksoi se ai vetë ndihmoi në shpëtimin e viktimave gjatë zjarrit dhe humbi pesë miq të ngushtë në tragjedi.
Ky akt simbolik në qendër të Shkupit vjen si një apel i fortë për solidaritet, përgjegjësi institucionale dhe kujdes ndaj të rinjve të Koçanit. Flaka
The post “Mos na harroni” – Qytetari ngjitet në shtyllë për të kërkuar drejtësi për viktimat e Koçanit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .