Reforma të Këshillit të Prokurorëve, Dimitrievska: Shpërbërja nuk është opsion
Shpërbërja e Këshillit të Prokurorëve Publikë nuk është opsion, sepse shumica e anëtarëve janë zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta nga prokurorët publik, tha kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publik, Dushica The post Reforma të Këshillit të Prokurorëve, Dimitrievska: Shpërbërja nuk është opsion appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Shpërbërja e Këshillit të Prokurorëve Publikë nuk është opsion, sepse shumica e anëtarëve janë zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta nga prokurorët publik, tha kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publik, Dushica Dimitrievska. E pyetur se si i sheh njoftimet për reforma të Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve, Dimitrievska tha se anëtarët e këshillit kanë marrë pjesë në të gjitha grupet punuese që punojnë për ndryshimin e ligjeve dhe kështu do të veprojë edhe në të ardhmen.
“Këshilli i Prokurorëve Publik ushtron kompetencat e tij ligjore. Lidhur me pyetjen, dua të sqaroj se anëtarët e këshillit kanë qenë anëtarë të të gjitha grupeve punuese që punojnë për ndryshimin e ligjeve, me qëllim të përmirësimit të punës së vetë Këshillit dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe në të ardhmen. Jo, shpërbërja e Këshillit të Prokurorëve Publik nuk është opsion, sepse shumica e anëtarëve janë zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta nga prokurorët publik”, deklaroi kryetarja e Këshillit të Prokurorëve, Dushica Dimitrievska.
Këto komente, Dimitrievska i bëri pas deklaratës solemne të prokurorëve të sapozgjedhur publik. Gjashtë prokurorët e sapozgjedhur u betuan për punë të ndershme dhe të ligjshme, ndërsa edhe kryetarja e Këshillit pret nga ata që të veprojnë sipas dispozitave ligjore dhe me sukses të kryejnë funksionin e tyre.
The post Reforma të Këshillit të Prokurorëve, Dimitrievska: Shpërbërja nuk është opsion appeared first on Flaka, në çdo lajm... .