Takimi i Presidentes me kryetarët e partive politike – Osmani e refuzon Konjufcën nga VV-ja?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po mban takim me liderët e përfaqësuesit e partive politike, lidhur me konsultimin e përbashkët për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës. Por në këtë takim nuk po merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. “Kryeministri po merr pjesë në […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po mban takim me liderët e përfaqësuesit e partive politike, lidhur me konsultimin e përbashkët për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës. Por në këtë takim nuk po merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kryeministri po merr pjesë në një drekë me 21 ambasadorë të akredituar në Kosovë, ku është i ftuar si mysafir nderi. Dreka është caktuar me 10 korrik. Konfirmimi nga ana e kryeministrit për këtë drekë është bërë para tre jave. Në pamundësi për të marrë pjesë në orarin e propozuar, kryeministri Kurti ka sugjeruar që LV të përfaqësohet nga nënkryetari i parë i saj, Glauk Konjufca. Gjë që konsiderojmë që do të duhej të ishte e pranueshme. Kryeministri Kurti është i gatshëm të marrë pjesë në çdo takim të ardhshëm në një ditë dhe orë të përshtatshme”, ka thënë për RTK zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.