Taravari: BDI është reformuar, figura të reja sjellin frymë të re

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka komentuar ndryshimet brenda Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke përshëndetur procesin e reformimit të partisë, përcjell Gazeta Flaka. Në një intervistë për The post Taravari: BDI është reformuar, figura të reja sjellin frymë të re appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 10, 2026 - 00:30
 0
Taravari: BDI është reformuar, figura të reja sjellin frymë të re

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka komentuar ndryshimet brenda Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke përshëndetur procesin e reformimit të partisë, përcjell Gazeta Flaka.

Në një intervistë për emisionin Rrishtazi në gazetën Koha, Taravari tha se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka arritur të sjellë reforma brenda partisë.

“Unë mendoj që zotri Ahmeti arriti të bëjë reformë. Është mirë për BDI që dolën figura të tjera, figura të reja në Këshillin e Përgjithshëm. Unë mendoj që ka sjellë një frymë të re dhe mund të thuhet që BDI-ja është e reformuar,” deklaroi Taravari.

Komentet e tij pasqyrojnë njohjen e përpjekjeve për rinovim të brendshëm në BDI dhe përfshirjen e gjeneratës së re në vendimmarrje. Gazeta Flaka

Taravari: Pas largimit tonë, situata në qeveri u rëndua – Ministrat shqiptarë nuk kanë kredibilitet

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për Koha Cast, ka komentuar situatën politike brenda koalicionit qeverisës VLEN, duke vënë në dukje rëndësinë e rolit të tij dhe të bashkëpunëtorëve gjatë qeverisjes së mëparshme.

“Gjatë qeverisjes së bashku me VLEN-in, unë dhe Izet Mexhiti kemi mbajtur një ballanc dhe kemi bërë rezistencë,” tha Taravari.

Ai shtoi se pas largimit të tij nga koalicioni, situata politike dhe funksionimi i qeverisë janë përkeqësuar, duke theksuar edhe pas largimit të Mexhitit, ministrat shqiptarë nuk kanë arritur të ruajnë kredibilitetin e tyre.

“Pas largimit tonë situata u rëndua, dhe tani, pas largimit të Mexhitit, besoj se është shumë keq. Ministrat shqiptarë nuk kanë kredibilitet,” deklaroi Taravari.

Komentet e tij pasqyrojnë shqetësimin për mungesën e përfaqësimit efektiv shqiptar brenda koalicionit dhe ndikimin që kjo ka mbi vendimmarrjen politike. Gazeta Flaka

Taravari sfidon Arben Fetaun: Tregoni publikisht policin e propozuar në Ohër

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ndaj akuzave të zëvendëskryeministrit Arben Fetai për vonesat në emërimin e kryeshefit të policisë në Ohër. Fetai kishte deklaruar se përgjegjës për këtë vonesë ishte një propozim i Taravarit, duke pretenduar se një polic me dosje të madhe kishte bllokuar procesin për gjashtë muaj.

Taravari e ka quajtur këtë deklaratë të pabazuar dhe paradoksale, duke sfiduar publikisht Fetaun:

“Të ketë guxim dhe të dalë publikisht të tregojë emrin e policit që është propozuar nga ai me dosje ‘kaq’ dhe që ende punon në polici. Kjo është paradoks në vetvete dhe nuk ka kuptim. Po le ta tregojë kush është,” tha Taravari.

Kryetari i ASH-së theksoi se akuzat e tilla nuk kanë vend në debatet publike dhe se transparenca është mënyra e vetme për të sqaruar situatën. Gazeta Flaka

Taravari: Zgjedhjet treguan qartë kujt i takon Aleanca për Shqiptarët

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se dilemat se kujt i takon realisht ASH-ja janë zgjidhur nga vetë qytetarët përmes rezultateve zgjedhore, duke theksuar se struktura dhe anëtarësia e partisë janë dëshmuar qartë në zgjedhjet lokale.

Në emisionin “Rrishtazi” në gazetën Koha, në bisedë me gazetarin Nazim Rashiti, Taravari u pyet drejtpërdrejt se kujt i takon Aleanca për Shqiptarët, ndërsa përgjigjja e tij ishte e shkurtër dhe e prerë.

“Zgjedhjet e fundit treguan se kujt i takon Aleanca dhe ku është struktura e Aleancës për Shqiptarët. Anëtarësia me të cilën ka shkuar, treguan zgjedhjet lokale”, u shpreh Taravari.

Ai më pas renditi disa shembuj konkretë nga garat zgjedhore, duke krahasuar rezultatet e kandidatëve të mbështetur nga struktura të ndryshme brenda ASH-së dhe VLEN-it.

“Arben Fetai doli me kandidatin e vet në Likovë dhe humbi 2 me 1. Në rrethin e parë doli me kandidat të vet edhe në Vrapçisht dhe humbi 12 me 1, pra 12 me 1”, tha Taravari.

Sipas tij, humbjet u përsëritën edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

“Në rrethin e dytë doli Ziadin Sela me VLEN-in dhe përsëri humbën 2 me 1. Arben Fetai doli në rrethin e parë me një kandidat të vetin dhe humbi 4 me 1”, theksoi ai.

Taravari veçoi edhe rezultatin në zgjedhjet për këshilltarë në Gostivar, duke nënvizuar diferencën e thellë në vota.

“Në listën për këshilltarë në Gostivar, kandidati ka marrë 12.300 vota kundrejt 3.200 votave, pra 4 me 1. Kjo nuk është diferencë e vogël”, tha Taravari.

Deklaratat e tij vijnë në një periudhë kur në opinion vazhdojnë debatet për legjitimitetin politik dhe përfaqësimin real brenda kampit shqiptar, ndërsa Taravari insiston se verdiktin përfundimtar e kanë dhënë qytetarët në zgjedhje. Gazeta Flaka

Taravari paralajmëron lëvizje të re politike: Një subjekt nga VLEN-i pritet t’i bashkohet opozitës

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka paralajmëruar se një subjekt tjetër politik pritet t’i bashkohet opozitës në periudhën e ardhshme, por pa zbuluar emra konkretë, duke thënë se për momentin nuk mund ta bëjë këtë publike, transmeton Gazeta Flaka

Taravari theksoi se edhe gjatë kohës sa ishte pjesë e koalicionit VLEN, ai ishte vazhdimisht në shënjestër të akuzave, çka sipas tij e bën të kujdesshëm në deklarimet e drejtpërdrejta.

“Nuk mund ta them tani, sepse edhe kur isha në VLEN më akuzonin vazhdimisht”, u shpreh Taravari, duke lënë të hapur mundësinë e rikonfigurimeve të reja në skenën politike.

Edhe pse nuk apostrofoi asnjë subjekt politik, në opinionin publik kohëve të fundit po përflitet se Lëvizja Besa po shqyrton seriozisht distancimin nga koalicioni qeverisës VLEN dhe nga pjesëmarrja në kabinetin qeveritar.

Këto sinjale vijnë në një moment kur brenda VLEN-it po rriten dilemat për stabilitetin e koalicionit dhe për orientimin e ardhshëm politik të subjekteve që e përbëjnë atë, ndërsa opozita pritet të përforcohet me rreshtime të reja politike. Gazeta Flaka

Taravari: VLEN-i mbahet bashkë vetëm nga Mickoski

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur skepticizëm të thellë lidhur me funksionimin dhe perspektivën politike të koalicionit qeverisës VLEN, duke e cilësuar atë si një konglomerat partish me ideologji dhe koncepte të ndryshme, të cilat vështirë se mund të shndërrohen në një strukturë të unifikuar, përcjell Gazeta Flaka.

Në emisionin “Rrishtazi” në gazetën Koha, Taravari tha se, ndonëse dëshiron që ish-partnerët e tij politikë të bashkohen dhe të funksionojnë si një parti e vetme, realiteti i brendshëm i VLEN-it e bën këtë pothuajse të pamundur.

“Duke e ditur se si funksionohet brenda, prognoza ime është se ai konglomerat me ideologji të ndryshme vështirë se mund të bëhet një strukturë. Përshtypja ime, dua të jem gabim, është se ato janë parti që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën”, deklaroi Taravari.

Ai theksoi se një bashkim eventual mund të ndodhë vetëm mes disa subjekteve të caktuara, ndërsa të tjerat, sipas tij, janë struktura krejtësisht të ndryshme politike.

“BESA dhe Alternativa mund të bashkohen, por Lëvizja Demokratike është një strukturë komplet tjetër. Për Arben Fetain dhe ‘Arbërinë’ as që flitet, ata janë diçka krejt tjetër”, u shpreh kreu i ASH-së.

Taravari vlerëson se faktori kryesor që aktualisht i mban të bashkuara këto parti brenda VLEN-it nuk është vizioni i përbashkët politik, por ndikimi i drejtpërdrejtë i kryeministrit Hristijan Mickoski.

“VLEN-i ka kryetar Hristijan Mickoskin. Po të mos ishte Mickoski, le t’u japë dy javë dhe t’u thotë ‘unë nuk përzihem’, ata moti do të ishin ndarë”, deklaroi Taravari.

Qëndrimet e tij vijnë në një kohë kur brenda koalicionit VLEN po shtohen debatet për të ardhmen e bashkëpunimit dhe për mundësinë e shndërrimit të tij në një parti të vetme politike, çështje që po hap gjithnjë e më shumë dilema edhe në opinionin publik. Gazeta Koha

The post Taravari: BDI është reformuar, figura të reja sjellin frymë të re appeared first on Flaka, në çdo lajm... .