Taravari e dorëzoi dorëheqjen nga funksioni i ministrit të Shëndetësisë

Arben Taravari, ministri i derisotëm i Shëndetësisë dha dorëheqje të parevokueshme nga funksioni. Në njoftimin dërguar mediave ai thotë se detyrën që e mori me këtë funksion e ka ushtruar me “përkushtim të plotë, transparencë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe shtetit”, transmeton Portalb.mk. “Këtë vendim e kam marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm personal […]

maj 15, 2025 - 18:00
 0  4
Taravari e dorëzoi dorëheqjen nga funksioni i ministrit të Shëndetësisë
Arben Taravari. foto: Meta.mk

Arben Taravari, ministri i derisotëm i Shëndetësisë dha dorëheqje të parevokueshme nga funksioni. Në njoftimin dërguar mediave ai thotë se detyrën që e mori me këtë funksion e ka ushtruar me “përkushtim të plotë, transparencë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe shtetit”, transmeton Portalb.mk.

“Këtë vendim e kam marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm personal dhe profesional, duke besuar se ky hap është në interesin më të mirë të institucionit dhe të parimeve të mia personale. Ju falënderoj për besimin dhe mundësinë për të qenë pjesë e Qeverisë në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme për sistemin shëndetësor. Mbetem i hapur për bashkëpunim dhe mbështetje në të ardhmen, gjithmonë i udhëhequr nga interesi publik”, thuhet në njoftimin e Taravarit.

Paraprakisht më herët, dorëheqja Taravari nuk kishte mbërritur në Kuvend, njoftoi  kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi

“Ende nuk ka dorëheqje. Nuk kemi asnjë informacion të ri për grupet parlamentare”, tha Gashi në takimin e sotëm me gazetarët.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se të gjitha pozicionet ministrore të mbajtura nga Aleanca për Shqiptarët do të mbeten te VLEN-i dhe ne do t’ua japin ato njerëzve më të mirë që do të duhet t’i plotësojnë ato pozicione. Ai theksoi se ka pakënaqësi dhe përçarje të mëdha brenda krahut të Aleancës për Taravarin dhe nuk e përjashtoi mundësinë që disa prej tyre të bashkohen me ta.

Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Taravarin në pozicionin ministror dhe nëse do të jetë anëtar i koalicionit VLEN, në të cilin deri vonë mori pjesë edhe Aleanca për Shqiptarët, apo nëse pozicioni do t’i shkojë VMRO-DPMNE-së.

Kryetari i Parlamentit informoi gjithashtu se ende nuk kanë marrë informacion se kush do të jetë kandidati për Guvernator të Bankës Popullore. Kryeministri Mickoski tha dje se ka pasur diskutime me Gashin për ta futur zgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Popullore si pikë të rendit të ditës të seancës së planifikuar për 20 maj.

Ndërkohë, ministri për Shëndetësi, Arben Taravari për TV24 deklaroi se dorëheqjen për shkarkimin do të dorëzojë sot. Ai pret që funksionarët tjerë të tij të shkarkohen, duke shtuar se zëvendëskryeministri Arben Fetai dhe dy zëvendësministrat do ta ndjekin atë.

Kujtojmë se turbulencat në koalicionin VLEN dhe në Qeveri u shkaktuan nga krahu i Aleancës për Shqiptarët në partnerin qeveritar VLEN, kur kjo e fundit vendosi të dilte me listat e veta të këshilltarëve në zgjedhjet lokale në tetor.

Kjo nuk u pranua nga partnerët e tij të koalicionit në VLEN. Kjo u pasua nga largimi i Taravarit nga koalicioni VLEN, dhe në publik lindën spekulime se ai po negocionte me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.