Tjetër rrokadë nga socialistët në Tiranë, Qefalia i merr vendin Rakipit
Numërimi i votave për kandidatët për deputetë në listat e hapura vijon dhe duket se situata më e “nxehtë” është në Tiranë. Sipas rezultateve të deritanishme nuk rrezikohen Blendi Gonxhja, Ervin Hoxha, Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj. Por nga ana tjetër për shkak të kuotave gjinore, është në lojë një mandat mes Xhemal Qefalisë dhe […]

Numërimi i votave për kandidatët për deputetë në listat e hapura vijon dhe duket se situata më e “nxehtë” është në Tiranë.
Sipas rezultateve të deritanishme nuk rrezikohen Blendi Gonxhja, Ervin Hoxha, Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj.
Por nga ana tjetër për shkak të kuotave gjinore, është në lojë një mandat mes Xhemal Qefalisë dhe Ornaldo Rakipit.
Ky i fundit dukej se po e siguronte një karrige në Kuvend. Mirëpo së fundmi është parakaluar me vota nga Xhemal Qefalia i cili prin me 298 vota ndaj tij.