Stresi tregon prapaskenat e takimit me Keisin dhe xhirimeve për klipin e ri në album
I ftuar në Top Albania Radio, Stresi ndau me publikun momente të veçanta nga jeta e tij personale dhe profesionale. Reperi foli për projektet e fundit muzikore, për albumin “Archimed” dhe më shumë se çdo gjë tjetër për raportin e tij të përfolur me ish-bashkëshorten Keisi. Një nga momentet që ka ngjallur më shumë kureshtje […]

I ftuar në Top Albania Radio, Stresi ndau me publikun momente të veçanta nga jeta e tij personale dhe profesionale. Reperi foli për projektet e fundit muzikore, për albumin “Archimed” dhe më shumë se çdo gjë tjetër për raportin e tij të përfolur me ish-bashkëshorten Keisi.
Një nga momentet që ka ngjallur më shumë kureshtje tek fansat ishte përfshirja e Keisit në klipin e këngës “Sa t’kam dasht”, pjesë e albumit të ri. Pse vendosi Stresi të sillte Keisin në një projekt kaq personal?
“Përpara kemi pasur një cover të bërë bashkë në vitin 2018. Më pas nuk kemi pasur kontakte, ndoshta ndonjëherë një mesazh në dy vite, dhe kaq,” – rrëfen ai. “Kur po përgatitja albumin, më erdhi një ide për këngën dhe e realizova në frymëzim.”
Ndërsa Keisi ndodhej në Shqipëri për arsye familjare, Stresi mësoi rastësisht për praninë e saj vetëm në ditën që ajo do të largohej. Një story i saj ishte nxitja për ta kontaktuar.
“U takuam në momentin e fundit, për rreth 15 minuta. Unë i hutuar, ajo e hutuar… Nuk flisnim. Shtatë vite… normalisht, emocionet ishin të forta.”
Pikërisht nga ai takim lindi ideja për të realizuar një klip së bashku, si dikur, por këtë herë me një ndjesi më të pjekur dhe më të thellë. Stresi i kërkoi Keisit të bëhej pjesë edhe e klipit të ri, si një kujtim i bukur artistik brenda albumit.
“Nuk hezitoi. Pranoi dhe erdhi posaçërisht për projektet e mia. Bëmë coverin, më pas pritëm fotot, ‘uau’, dolën shumë bukur. Pastaj xhiruam klipin ajo dha shumë përkushtim dhe më pas u kthye në jetën e saj.”
Megjithëse dyshja nuk ka konfirmuar një ribashkim sentimental, Stresi e bën të qartë që bashkimi i tyre në këtë projekt ishte një moment i sinqertë, i mbushur me respekt, dashuri të kaluar dhe art të përbashkët. Një rikthim jo domosdoshmërisht si çift, por si dy njerëz që kanë ndarë diçka të rëndësishme dhe dinë ende si ta nderojnë atë me dinjitet dhe emocion.