Taravari: Gjendja e pacientëve është e mirë, 8 prej tyre sot i lëshojmë në shtëpi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari derisa njoftoi sot për gjendjen e pacientëve të lënduar gjatë tragjedisë së Koçanit, u shpreh se në Spitalet e Shkupit po kurohen 22 pacientë , 8 prej të cilëve gjatë ditës së sotme pritet të lëshohen në shtëpi, shkruan Alsat. “Në klinikat e Shkupit po kurohen 22 pacientë… Sot i […]

Mars 28, 2025 - 17:00
 0  6
Taravari: Gjendja e pacientëve është e mirë, 8 prej tyre sot i lëshojmë në shtëpi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari derisa njoftoi sot për gjendjen e pacientëve të lënduar gjatë tragjedisë së Koçanit, u shpreh se në Spitalet e Shkupit po kurohen 22 pacientë , 8 prej të cilëve gjatë ditës së sotme pritet të lëshohen në shtëpi, shkruan Alsat.

“Në klinikat e Shkupit po kurohen 22 pacientë… Sot i lëshojmë 8 pacientë, kështu që në Shkup në të gjitha spitalet do të ngelin vetëm 14 pacientë. Kemi lajme të mira edhe për pacientët të cilët mjekohen dhe shërohen jashtë vendit, mbeten vetëm 91 pacientë jashtë vendit, sepse sot kthehen 9 pacientë, 3 prej Hungarie, 2 prej Italie, 1 prej Athine, një prej Beogradit dhe një prej Suedie”, deklaroi Arben Travari, ministër i Shëndetësisë duke njoftuar se edhe gjatë ditës së nesërme pritet kthimi edhe i dy pacientëve të tjerë.