Drin Ahmeti: Prokuroria nuk më ka kërkuar asnjëherë të deklarohem për “Soravian”

Drin Ahmeti nuk ka dhënë deklaratë në prokurorinë publike për rastin me Soravinë edhe pas më shumë se 18 muajsh nga hapja e rastit. Nipi i Ali Ahmetit në një intervistë për portalin Republika pohon se asnjë prokuror nuk ia ka kërkuar një gjë të tillë, vetëm se në Prokurori është thirrur për të dhënë deklaratë për […]

Jan 27, 2025 - 17:00
 0  5
Drin Ahmeti: Prokuroria nuk më ka kërkuar asnjëherë të deklarohem për “Soravian”

Drin Ahmeti nuk ka dhënë deklaratë në prokurorinë publike për rastin me Soravinë edhe pas më shumë se 18 muajsh nga hapja e rastit. Nipi i Ali Ahmetit në një intervistë për portalin Republika pohon se asnjë prokuror nuk ia ka kërkuar një gjë të tillë, vetëm se në Prokurori është thirrur për të dhënë deklaratë për një tjetër rast që ka të bëjë me koncesionin e gurores së kompanisë Everest, transmeton Portalb.mk.

Ahmeti thotë se shitja e “Soravias” nuk ka përfunduar dhe i pyetur se kush është pronari, Drini përgjigjet se gjërat nuk ishin aq të thjeshta sa mendohej. Ende tapia i përkiste Hano soravias, por procedura për marrjen e saj nga biznesmeni amerikan me origjinë shqiptare, Nik Nazar Mehmeti, po vijon.

“Në lidhje me pretendimet e Soravisë, prokurori publik nuk kërkoi asnjëherë deklaratë. Nuk kam pasur asnjëherë ndonjë ftesë prej tyre. Kjo ishte një fletëthirrje për çështjen e koncesionit të kompanisë Everest, ku unë i dhashë Prokurorit të Përgjithshëm pagesat që kemi bërë, domethënë pagesat që ata kanë bërë, përfshirë edhe interesin që është paguar për pagesat e vonuara”, thotë Ahmeti.

Ahmeti pohon se prokurori Abazi nuk është mik i familjes së tij, ata njiheshin nga fshati Zajas sepse është një vend i vogël. Ahmeti shpjegon se e ka njohur babanë e Abazit sepse ka qenë mësues historie në shkollën e mesme në Zajas dhe fotot që kanë dalë në publik ku shihet babai i Drin Ahmetit, vëllai i Ali Ahmetit në shoqërinë e Abazit në një atmosferë relaksuese në shtëpi, ishin nga një ngjarje familjare e organizuar nga babai i Drin Ahmetit dhe aty ishin 40 apo 50 veta.

Biznesmeni i ri Ahmeti thotë se xhaxhai i tij, Ali Ahmeti nuk e ka ndihmuar asnjëherë për asgjë. Ai ishte frymëzimi i jetës së tij dhe se nuk kishin lidhje biznesi

“Kështu që unë nuk do të hyj në politikë apo filozofi, por nëse mund të përmendni një person, kompani, subjekt me të cilin xhaxhai im më lidhi ose më bëri presion për të më ndihmuar, ndonjë subjekt, mund të thoni se ishte ky, ai, por nuk ka asgjë te tille. Askush, kurrë. Po, ai ka ndikuar në rritjen time si fëmijë sepse e kam përdorur si shembull se si duhet të jetë një njeri, jo një politikan”, thotë Drini.

Për Ahmetin është gjithashtu e pashpjegueshme pse Fondi i Inovacionit i ka kërkuar që t’i kthejë paratë për projektet e marra, ndonëse në vetë intervistën tregon se një nga investimet është shtypshkronja. Çfarë risie është ajo, Ahmeti thotë se granti që ka marrë ka qenë për të blerë pajisje dhe jo për risi, thotë se nuk e di se sa para ka marrë nga Fondi i Inovacionit dhe se atë duhet ta konfirmojnë të punësuarit e tij.

Drin Ahmeti për të gjitha çështjet pretendon se nuk ka kryer asnjë krim.

Drin Ahmeti u bë drejtor iQT Soravia në shtator të vitit 2023, gjegjësisht pas marrjes së një kredie nga kompania e Nik Mehmetit nga një depozitë themeluese prej tre milionë eurosh përmes një kompanie të regjistruar në të njëjtën adresë me QT Soravia.

Në qershor të vitit 2023, mediat njoftuan se nipi i Ali Ahmetit, Drini, nëpërmjet kompanisë “Tor Industries”, bashkë me një kompani nga Shqipëria me emrin “Pe-vla-ku SHPK”, janë pronarët e rinj qendrës afariste “Soravia”, e cila ndodhet në Qendrën Tregtare Të Qytetit në Shkup. Drin Ahmeti është edhe bashkëpronar i kompanisë “Everest JD” e cila ka koncesion aktiv për shfrytëzimin e gurit gëlqeror në lokalitetin “Bukoviq” në Zajaz, por që merret edhe me ndërtimin e objekteve të inxhinierisë civile.

Pas shumë akuzave dhe dyshimeve, Drin Ahmeti, në mars të vitiT 2024 u njoftua se do të tërhiqet nga kompania “Top” që e bleu “Soravia”-n.