Taravari: Për dy-tre javë e propozojmë ligjin për përfaqësim të drejtë në Kuvend
VLEN e ka gati Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë. Kështu tha sonte në emisionin “Politica” në televizionin Globi, Arben Taravari, njëri nga partnerët e koalicionit shqiptarë në The post Taravari: Për dy-tre javë e propozojmë ligjin për përfaqësim të drejtë në Kuvend appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
VLEN e ka gati Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë. Kështu tha sonte në emisionin “Politica” në televizionin Globi, Arben Taravari, njëri nga partnerët e koalicionit shqiptarë në Qeveri.
Taravari paralajmëroi se Ligji do të dorëzohet në Kuvend pas dy-tre javësh.
“Veçmë punojmë intensivisht dhe e kemi përgatitur Ligjin për pëfaqësim të drejtë dhe adekuat. Jo veç për përfaqësim të drejtë por edhe gjinorë dhe të kategorive të tjera të ndryshime të margjinalizuara në shoqëri. Kemi kërkuar edhe prej ekspertëve ndërkombëtarë mendime…
Gazetari: Kur do e dorëzoni Ligjin?
Unë besoj se nuk shkon më shumë se dy-tre javë dhe ligji do të dorëzohet në Parlament, por në ndër kohë ne të jemi të sinqertë duhet të koordinohemi edhe me partnerët e koalicionit”, tha Taravari.
Ai tha se Ligji do ti dorëzohet paraprakisht për kosultim dy partnerëve të koalicionit qeverisë VMRO-DPMNE dhe ZNAM që edhe ata të japin sugjerimet e tyre.
Ky ligji vjen si zëvendësues i balancuesit i cili u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese të mërkurën e kësaj jave.
Për ligjin në fjalë ai tha se presin fidnbek edhe nga opozita shqiptare. Taravari shtoi se aktualisht janë ndërprerë punësimet në administratën publike.
FLAKA
The post Taravari: Për dy-tre javë e propozojmë ligjin për përfaqësim të drejtë në Kuvend appeared first on Flaka, në çdo lajm... .