Institucionet kompetente në RMV sigurojnë: Këtë vit bora nuk do të na zërë në befasi
“U bëj apel qytetarëve që të ndajnë faktet nga opinionet e zakonshme që mund të lexohen në rrjetet sociale se bora ka zënë në sërish në befasi institucionet kompetente. Institucionet kompetente këtë vit nuk do të befasohen”, thotë drejtori i QMK-së Stojançe Angelov, transmeton Portalb.mk. Makineritë dhe kamionët janë gati të dalin menjëherë në terren, […]
“U bëj apel qytetarëve që të ndajnë faktet nga opinionet e zakonshme që mund të lexohen në rrjetet sociale se bora ka zënë në sërish në befasi institucionet kompetente. Institucionet kompetente këtë vit nuk do të befasohen”, thotë drejtori i QMK-së Stojançe Angelov, transmeton Portalb.mk.
Makineritë dhe kamionët janë gati të dalin menjëherë në terren, shteti është gati për sezonin e ardhshëm të dimrit. Përfaqësues të ndërmarrjeve publike, policisë, drejtorisë për punë hidrometeorologjike dhe shpërndarjes së energjisë elektrike sigurojnë qytetarët se këtë vit nuk do të kenë probleme.
“Nga ana e DMSh-së kemi në dispozicion dy skuadra me të ashtuquajturat ATV me vemje, të cilat janë të pajisura, pra kanë stërvitjen dhe pajisjet për të shkuar në terrene të vështira, për të ofruar ndihmë për ndonjë qytetar të rrezikuar. Kryqi i Kuq dhe shërbimi i tyre i shpëtimit në Ohër i kanë të njëjtat dy vetura”, thotë drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov.
Nga data 15 nëntor hyn në fuqi detyrimi për pajisjet dimërore. Gomat dhe zinxhirët janë të detyrueshëm në çdo automjet, qytetarët të mos dalin kur ka borë nëse nuk kanë nevojë, apelon drejtori Angelov.
“Institucionet tona janë gati dhe kamionët e pastrimit të borës do të dalin menjëherë në terren, ndërsa kanë një sasi të mjaftueshme kripe që do ta hedhin në borë dhe në vendet ku ka rrezik ngrirjeje në rrugë, megjithatë nuk mund ta pastrojnë borën aq sa mund të bjerë”, thotë drejtori i QMK-së Stojançe Angelov.
Në takimin e sotëm koordinues morën pjesë përfaqësues nga DPH, ndërmarrjet publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve kryesore dhe regjionale, për rrugët shtetërore, Infrastruktura Hekurudhore, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ministria e Brendshme, Kryqi i Kuq, LAMM dhe EVN.
Qytetarët nga ana tjeter, pothuajse çdo dimër ankohen se në gjithë vendin ka rrugë dhe rrugica të papastruara dhe bora i befason institucionet kompetente.