Taravari: Unë kam mbajtur vijën e partisë, anti-BDI

Një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, në podcastin KohaCast, është shprehur se e ka vërejtur se një ministër dhe ish-kryetari i ASh-së, kishin një afërsti të jashtëzakonshme me Zajazin. The post Taravari: Unë kam mbajtur vijën e partisë, anti-BDI appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 18, 2024 - 03:00
 0  5
Taravari: Unë kam mbajtur vijën e partisë, anti-BDI

Një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, në podcastin KohaCast, është shprehur se e ka vërejtur se një ministër dhe ish-kryetari i ASh-së, kishin një afërsti të jashtëzakonshme me Zajazin.

Taravari tha se në momentin kur negocionte me Ahmetin, kisha përshtypjen se ai kishte të gjithë informatat brenda partiake. Duke përfshirë, siç tha Taravari, çfarë ndodhë, çfarë duhet t’i thuhet Taravarit dhe me çfarë duhet të joshet Taravari që të vijë me BDI-në. 

“Derisa unë u mundova ta mbajë vijën e partisë. Kam marrë qindra mesazhe nga anëtarësia për të mos e braktisur rrugën që e kemi nisur që nga fillimi i LR-PDSH tash si Aleanca për Shqiptarët, si kudnërshtari i parë dhe i vetëm real i BDI-së në skenën politike. Është momenti tani që të ndodhë ajo që nuk ndodhi në 2016 që Besa dhe LR-PDSH-ja të bëhen bashkë, pasi që nga atëherë BDI do të ishte në opozitë. Tash është momenti që ta mbajmë këtë vijë. Kjo intuitë e anëtarësisë doli që të jetë më e mirë pasi ne si VLEN, morëm 107.000 vota”, deklaroi Taravari. Ai shtoi se deri më tani asnjëherë asnjë parti politike opozitare nuk ka marrë kaq shumë vota

The post Taravari: Unë kam mbajtur vijën e partisë, anti-BDI appeared first on Flaka, në çdo lajm... .