Gjykata Penale e Shkupit shqiptoi paraburgim prej 30 ditësh për Steklin dhe 8 persona të tjerë

Gjykata ka shqiptuar masën e paraburgimit për grupin që u arrestua dje nën dyshimin për shitje dhe shpërndarje droge. Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, me propozimin e prokurorit publik për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e pranoi propozimin për masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, për shkak […]

Jan 20, 2025 - 14:00
 0  3
Gjykata Penale e Shkupit shqiptoi paraburgim prej 30 ditësh për Steklin dhe 8 persona të tjerë
Burgu në Maqedoni, foto nga Komiteti i Helsinkit

Gjykata ka shqiptuar masën e paraburgimit për grupin që u arrestua dje nën dyshimin për shitje dhe shpërndarje droge. Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, me propozimin e prokurorit publik për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e pranoi propozimin për masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, për shkak të rrezikut të arratisjes, ndikimit të dëshmitarëve dhe përsëritjes së krimin, transmeton Portalb.mk.

Është pranuar edhe propozimi për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të padisponueshëm nga organet e rendit dhe masa fillon të zbatohet me konstatimin e tyre, përkatësisht heqjen e lirisë.

Policia organizoi aksion të gjerë në Shkup dhe Gjevgjeli dhe kontrolloi më shumë se 20 lokacione dhe gjeti drogë, armë, nëntë mijë euro, dhjetëra celularë dhe automjete.

Është ndaluar edhe Rade Trajkovski – Shtekli, i njohur në opinion për tre tentime për likuidimin e tij, i cili sipas informacioneve dyshohet se po përgatitej të arratisej, kur policia e arrestoi në afërsi të një hoteli në Gjevgjeli.

“Propozimi për caktimin e masës së paraburgimit ndaj: R.T., P.Z., D.T., V.V., A.V., D.Xh.H., S.S., K.K. dhe F.R. Gjykata ka pranuar dhe ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe për shkak të ekzistimit të kushteve themelore nga neni 165 paragrafi 1 pika 1, 2 dhe 3, gjegjësisht rrezik arratisjeje, rrethana që tregojnë se mund të pengojnë hetimin duke ndikuar mbi dëshmitarët dhe përsëritjen e aktit”, thuhet në njoftimin e Gjykat[s Penale Shkup.

Shtekli dyshohet për trafikim me drogë, përkatësisht se udhëheq një grup prej mbi dhjetëra anëtarësësh të cilët merrem me shitjen e lëndëve narkotike.

Ai u bë u njohur në opinionin, pasi brenda një periudhe të shkurtër ishte shënjestër e disa atenteve, ndaj tij. Incidenti i fundit ndodhi më 14 nëntor, kur u hodh mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së tij në lagjen Qeramidnica, pas çka ai mori lëndime dhe u dërgua në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për dhënien e ndihmës.

Incidenti i dytë ndaj po të njëjtit person ndodhi në tetor të vitit të 2023 në QT “East Gate”, e që ishte i dyti brenda dy muajsh.

Më 25 gusht 2023, po ashtu në garazhet e East Gate Mall, pati të shtëna ndaj tij nga Shkupi, por nuk kishin arritur ta plagosin. Më pas personat e maskuar që kishin qëlluar nga një automjet tip “Audi” me targa të huaja ishin larguar nga vendi i ngjarjes dhe automjeti u gjet në flakë në afërsi të liqenit të Treskës në drejtim të Gërçecit.

Incidentet ishin seri e vrasjeve dhe zënkave midis bandave kriminale në Shkup.