MASH: Segregimi dhe diskriminimi në shkolla janë të ndaluara dhe të dënueshme

  Segregimi, diskriminimi ose çdo formë tjetër e largimit të të rinjve nga bashkësia shkollore është rreptësishtë e ndaluar dhe e dënueshëme. Për këtë tanimë ekzistojnë dispozita në Ligjin për arsimin fillor, por planifikojmë t’i përforcojmë në procesin e përmirësimit të rregullores, e t’i pasqyrojmë në Ligjet për arsimin e mesëm dhe arsimin dhe trajnmin […]

tetor 25, 2024 - 21:01
 0  4
MASH: Segregimi dhe diskriminimi në shkolla janë të ndaluara dhe të dënueshme
Elena Ivanovska, sekretare shtetërore në MASh. Foto: MASH

 

Segregimi, diskriminimi ose çdo formë tjetër e largimit të të rinjve nga bashkësia shkollore është rreptësishtë e ndaluar dhe e dënueshëme. Për këtë tanimë ekzistojnë dispozita në Ligjin për arsimin fillor, por planifikojmë t’i përforcojmë në procesin e përmirësimit të rregullores, e t’i pasqyrojmë në Ligjet për arsimin e mesëm dhe arsimin dhe trajnmin professional. Gjithashtu planifikojmë edhe aktivitete të fushatës për ngritjen e vetëdijes për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe segregacioni, duke përfshirë të rriturit nga të cilët më shpesh burojnë këto ide. Këtë e theksoi Elena Ivanovska, sekretarja shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në tryezën e rrumbullakët komunale “Arsimi gjithëpërfshirës dhe ngritja e kohezionit social”, e cila u mbajt në Manastir, transmeton Portalb.mk.

“Planifikojmë gjithashtu aktivitete të fushatës për të rritur ndërgjegjësimin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe segregacioni, duke përfshirë të rriturit nga të cilët më shpesh burojnë këto ide. Aktivitetet për ndryshimin e rregullores, futjen e kurrikulave dhe programeve të reja, trajnimin e mësuesve, investimet në infrastrukturë, bashkëpunimin me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, këmbënguljen për përfshirje më të madhe të prindërve në punën e shkollave dhe debatet publike kanë për qëllim krijimin e një sistemi arsimor që çdo të riu i jepet mundësia të ketë sukses, pavarësisht prejardhjes, besimit, kombësisë, gjinisë”, tha ajo.

 

Siç kujton MASh, ekziston një protokoll i posaçëm për denoncimin dhe mbrojtjen e një nxënësi viktimë të çdo forme të dhunës, abuzimit dhe neglizhencës, mbi bazën e të cilit formohet një ekip mësuesish, bashkëpunëtorësh profesionistësh dhe prindërish në shkolla, i cili merr masa dhe aktivitete specifike për parandalimin dhe mbrojtjen, ndër të tjera, në rastet e dhunës sociale.

“Shkolla nuk duhet të lejojë ndarjen e një nxënësi, apo grupi nga të tjerët në bazë të diversitetit, e as ta vendosë atë në pozicion pabarazisë dhe njëllojshmërisë, ta diskriminojë apo ta injorojë. Por ende, fatkeqësisht ky fenomen ekziston si sfidë dhe të gjithë ne së bashku duhet të punojmë për ta tejkaluar ”, tha Ivanovska.