Të rinjtë në Strugë marshuan në heshtje për viktimat dhe të mbijetuarit në Koçan
Qindra të rinj sot marshuan në heshtje rrugëve të Strugës në shenjë solidarizimi për viktimat dhe të mbijetuarit nga zjarri në Koçan. Protestës së organizuar nga nxënësit e shkollës së mesme iu bashkëngjitën dhe shumë prindër e gjyshër me fëmijë. Të rinjtë mbanin në duar pankarta me mesazhe të ndryshme nga revolta e madhe ndaj […]


Qindra të rinj sot marshuan në heshtje rrugëve të Strugës në shenjë solidarizimi për viktimat dhe të mbijetuarit nga zjarri në Koçan. Protestës së organizuar nga nxënësit e shkollës së mesme iu bashkëngjitën dhe shumë prindër e gjyshër me fëmijë. Të rinjtë mbanin në duar pankarta me mesazhe të ndryshme nga revolta e madhe ndaj sistemit të korruptuar, kërkimi i drejtësisë deri te mesazhet pikëlluese për tragjedinë në Koçan, raporton Portalb.mk.
“Sot ata, nesër kush?”, “Korrupsioni po na vret”, “Siguria është e drejtë, e jo privilegj” ishin disa prej parullave me të cilat shprehet revolta për rastin dhe mos-parandalimin e rasteve të tilla nga sistemi shtetëror.
Solidarizim për 59 viktimat që u dogjën në klubin e natës në Koçan kanë shprehur edhe qytetarët e Kumanovës, Gostivarit, Shkupit dhe vetë Koçanit.
- LEXO: Edhe Kumanova protestoi, “Drejtësi për Koçanin” (VIDEO)
- LEXO: Në përkujtim të viktimave të zjarrit në Koçani, qytetarët u mblodhën edhe në Gostivar
- LEXO: Shkup, protestuesit në heshtje kërkuan përgjegjësi për viktimat dhe të lënduarit në Koçan (VIDEO)
- LEXO: Koçani në këmbë: Mijëra qytetarë përsëri në rrugë kërkojnë drejtësi
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit.
Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.