Të sht’ënat me ar’më në Prishtinë, deklarohet Policia
Policia e Kosovës, ka dhënë detaje për rastin e të shtënave me armë që ndodhi më herët në lagjen Dardania të Prishtinës. Nga policia është bërë e ditur se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave. Po ashtu, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë


Policia e Kosovës, ka dhënë detaje për rastin e të shtënave me armë që ndodhi më herët në lagjen Dardania të Prishtinës.
Nga policia është bërë e ditur se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave.
Po ashtu, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
‘‘Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në lagjen Dardania në Prishtinë.
Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur.
Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti’’, ka njoftuar Policia.