Të shtunën shi e diell, të dielën temperaturat deri në 22 gradë Celsius

Të shtunën paradite riga lokale shiu. Ditën intervale me diell. Të dielen temperatura prej 20C. Mendimi për motin – 11.04.2025 Reshjet lokale shiu që kalojnë mbi vend vonë gjatë natës, vazhdojnë orëve të para të ditës së shtunë, mirëpo gjatë ditës nuk do të mungojnë as intervale me diell. Duke shkuar nga mbrëmja vransirat shpërndahen.

Prill 11, 2025 - 20:00
 0  8
Të shtunën shi e diell, të dielën temperaturat deri në 22 gradë Celsius
te-shtunen-shi-e-diell,-te-dielen-temperaturat-deri-ne-22-grade-celsius

te-shtunen-shi-e-diell,-te-dielen-temperaturat-deri-ne-22-grade-celsius

Të shtunën paradite riga lokale shiu. Ditën intervale me diell. Të dielen temperatura prej 20C.

Mendimi për motin – 11.04.2025

Reshjet lokale shiu që kalojnë mbi vend vonë gjatë natës, vazhdojnë orëve të para të ditës së shtunë, mirëpo gjatë ditës nuk do të mungojnë as intervale me diell. Duke shkuar nga mbrëmja vransirat shpërndahen. Frynë erë veriore mesatare 5-12m/s. Temperaturat minimale zbresin në 4C e 5C, derisa maksimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C

Mot i ngrohtë e kryesisht me diell po parashihet për ditën e diel, me maksimale që arrinë deri në 20C e 22C. Ultësirave fillimisht mund të paraqiten kushte për mjegull. Ditën e hënë dhe të martë kalojnë më shpesh vransira mbi vend, që edhe mund të shoqërohen me reshje lokale shiu, mirëpo temperaturat mbesin të larta deri në 18C e 20C. Të mërkurën kryesisht me diell, me maksimale prej 23C e 25C. Minimalet gjithashtu shënojnë rritje në këtë periudhë nga 2C deri në 8C e 10C.