Tensionet dhe përplasjet në protestë, Bardhi: Kanë marrë urdhër që të dhunojnë deputetët e opozitës

Protesta e opozitën ka vijuar me tensione që prej nisjes së saj në orën 17:00. Të shumta kanë qenë edhe përolasjet fizike midis protestuesve dhe efektivëve të policisë. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili ndodhet në pikën e Sheshit Willson, ka pretenduar para gazetarëve se është dhënë urdhër që të dhunohen […]

Nëntor 26, 2024 - 18:00
 0  6
Tensionet dhe përplasjet në protestë, Bardhi: Kanë marrë urdhër që të dhunojnë deputetët e opozitës

Protesta e opozitën ka vijuar me tensione që prej nisjes së saj në orën 17:00.

Të shumta kanë qenë edhe përolasjet fizike midis protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili ndodhet në pikën e Sheshit Willson, ka pretenduar para gazetarëve se është dhënë urdhër që të dhunohen deputetët e opozitës dhe protestuesit.

Sipas tij, disa persona që nuk kanë numër identifikimi janë të dërguar të bandave, që i kanë veshur me uniformë.P

“Mund të jenë ose të dërguar të bandave për të dhunuar deputetët e PD ose patronazhistë që këta i kanë dhënë uniformën e policisë. Nuk lejohet asnjë polic pa numër identifikimi apo pa emër. Pjesa e të rinjve që janë prapa janë pa numër identifikimi, që do të thotë ushtarë të bandave që këta i kanë veshur me uniformëve policie”, tha Bardhi.