Përplasjet midis protestuesve dhe efektivëve të policisë, Noka: Këta janë bandë!

Mes përplasjeve dhe tensioneve, opozita po zhvilllon tubimin e radhës në kryeqytet. Tensionet më të mëdha janë në rrugën e Elbasanit këtë të martë. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, po flet për të disatën herë për mediat ku nuk mungojnë akuzat ndaj policisë dhe qeverisë për vrasjen e Martin Canit. “Ka fytyrë më […]

Nëntor 26, 2024 - 18:00
 0  6
Përplasjet midis protestuesve dhe efektivëve të policisë, Noka: Këta janë bandë!

Mes përplasjeve dhe tensioneve, opozita po zhvilllon tubimin e radhës në kryeqytet.

Tensionet më të mëdha janë në rrugën e Elbasanit këtë të martë. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, po flet për të disatën herë për mediat ku nuk mungojnë akuzat ndaj policisë dhe qeverisë për vrasjen e Martin Canit.

“Ka fytyrë më çnjerëzore se kjo e tyre? Si e mendoni ju? Këta janë bandë, këta janë të gjithë bandë. E patë ju kjo policia e Ilir Prodës dhe Sokol Bizhgës e Neritan Nallbatit e fshehu atë bashkëpunëtorin e dytë të vrasjes së Martin Canit. E fshehu sepse edhe babai dhe mamaja ishin kontributorë të mëdhenj të drejtësisë së re dhe duke qenë se ishin pjesë e shtabit dhe e zemrës së rilindjes ata nuk duhet të dilnin se kishte vrarë, duhej të fshihej. Kjo polici që shikoni ju është fytyra e kësaj policie”, tha Noka.