Tentuan të futin kundërligjshëm 20 mijë euro mallra nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, u kapën nga Policia

Policia Kufitare ka ndaluar një rast kontrabande mallrash në fshatin Dimcë të Hanit të Elezit, në zonën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Gjatë aksionit të datës 22 dhjetor 2024, policët “Kanë vërejtur një automjet kombi furgon pa targa duke kaluar vijën kufitare përmes rrugëve malore”, thuhet nga policia, transmeton KlanKosova. Brenda automjetit u […]

dhjetor 23, 2024 - 20:00
 0  3
Tentuan të futin kundërligjshëm 20 mijë euro mallra nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, u kapën nga Policia
Kufiri ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në Bllacë. Foto nga Faton Curri - Portalb.mk

Policia Kufitare ka ndaluar një rast kontrabande mallrash në fshatin Dimcë të Hanit të Elezit, në zonën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Gjatë aksionit të datës 22 dhjetor 2024, policët “Kanë vërejtur një automjet kombi furgon pa targa duke kaluar vijën kufitare përmes rrugëve malore”, thuhet nga policia, transmeton KlanKosova.

Brenda automjetit u gjetën 573 artikuj të ndryshëm, me vlerë të përafërt prej 20 mijë eurosh.

Sipas autoriteteve, dy burrat e dyshuar u kapën në vendngjarje, ndërkaq mallrat dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.