RMV, paraburgim 30 ditë për qytetarin për pjesëmarrje në luftërat e huaja

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 37 vjeçarit nga Shkupi nën dyshimet e bazuara se ka marrë pjesë në luftërat jashtë Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal ndaj 37 vjeçarit L.B. nga Shkupi për shkak ekzistimit të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale pjesëmarrje në luftëra të huaja, […]

dhjetor 23, 2024 - 20:00
 0  3
RMV, paraburgim 30 ditë për qytetarin për pjesëmarrje në luftërat e huaja
Pamje nga ushtarët ukrainas në front lufte, foto nga Anadolu Agency

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 37 vjeçarit nga Shkupi nën dyshimet e bazuara se ka marrë pjesë në luftërat jashtë Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj 37 vjeçarit L.B. nga Shkupi për shkak ekzistimit të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale pjesëmarrje në luftëra të huaja, formacione policore, paraushtarake ose parapolicore“, raportoi Policia, duke sqaruar që më 9 dhjetor të vitit 2024 në shtëpinë e tij ishin gjetur dëshmi materiale.

Raportohet se i akuzuari së bashku me tashmë të ndjerin T.Sh., prej shtatorit të vitit 2023 kishin aplikuar për pjesëmarrje në luftën ruse, me një kompensim mujor prej 3 mijë euro. Për këtë, të dy kishin shkuar në Rusi më 23 shtator të vitit 2024, ku kishin nënshkruar marrëveshjen me Ministrinë për Punë të Brendshme në Rusi. Në bazë të marrëveshjes, ata kanë marrë pjesë në luftën ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Ndryshe, Ministria për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme përmes një note proteste më 20 dhjetor ka reaguar deri te Ambasada e Rusisë në Shkup, pasi ky shtet e sulmoi Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kiev.

Ndryshe, më 20 dhjetor u sulmuan objektet e gjashtë ambasadave në Ukrainë, duke përfshirë Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kiev. Ky sulm i ushtrisë ruse, ka shkaktuar edhe dëme materiale në objektin Ambasadës.