Tërmet i fuqishëm godet Japoninë, lëshohet paralajmërim për cunami
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Japoninë më 20 prill, duke detyruar autoritetet të lëshojnë menjëherë paralajmërim për cunami dhe t’u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë. Sipas raportimeve, lëkundjet sizmike arritën magnitudën 7.4 të shkallës Rihter dhe u ndjenë kryesisht përgjatë bregdetit verilindor të vendit. Autoritetet paralajmëruan se valë cunami deri në 3 metra […]
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Japoninë më 20 prill, duke detyruar autoritetet të lëshojnë menjëherë paralajmërim për cunami dhe t’u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë.
Sipas raportimeve, lëkundjet sizmike arritën magnitudën 7.4 të shkallës Rihter dhe u ndjenë kryesisht përgjatë bregdetit verilindor të vendit.
Autoritetet paralajmëruan se valë cunami deri në 3 metra mund të godasin prefekturën Iwate në ishullin Honshu, si dhe disa zona të Hokkaidos.
Deri më tani nuk raportohen viktima, por ekziston frika për dëme të konsiderueshme materiale në zonat e prekura.