Ahmeti: Si Feha, s’bëhet një i dytë! Më mungon fort

Ish-anëtari i Kryesisë së LPK-së dhe ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmeti ka kujtuar Fehmi dhe Xhevë Llavdrovcin në 26-vjetorin e rënies së tyre heroike. Ahmeti shkruan se XHevë dhe Fehmi Lladrovci çdo frymëmarrje ia përkushtuan kombit. 26 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Llavdrovcit. Si Feha, s’bëhet një i dytë. […]

shtator 22, 2024 - 17:00
 0  3
Ahmeti: Si Feha, s’bëhet një i dytë! Më mungon fort

Ish-anëtari i Kryesisë së LPK-së dhe ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmeti ka kujtuar Fehmi dhe Xhevë Llavdrovcin në 26-vjetorin e rënies së tyre heroike. Ahmeti shkruan se XHevë dhe Fehmi Lladrovci çdo frymëmarrje ia përkushtuan kombit.

26 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Llavdrovcit.
Si Feha, s’bëhet një i dytë. Më mungon fort, por ai iku nga kjo botë duke e dhënë jetën për Kosovën, ashtu siç gjithmonë kishte dëshiruar, ashtu siç edhe vetë kishte deklaruar. Feha dhe Xheva çdo frymëmarrje të tyre ia dedikuan kombit dhe vendin e tyre në historinë më të lavdishme të popullit shqiptar e kanë të merituar! Lavdi dëshmorëve të kombit, rroftë populli shqiptar!