Tetë të dyshuar për të shtënat në Çair, tre prej tyre ende në kërkim

Gjithsej tetë persona janë nën hetim të Prokurorisë Themelore Publike (PTHP) Shkup lidhur me të shtënat që ndodhën në natën midis 10 dhe 11 shkurt në Çair të Shkupit, ndërsa në të cilat jetën e humbi një person, njofton Portalb.mk. Kundër gjashtë prej tyre janë nën hetim për pjesëmarrje në vepra penale vrasje dhe tentim […]

shkurt 15, 2025 - 21:00
 0  9
Tetë të dyshuar për të shtënat në Çair, tre prej tyre ende në kërkim
Policia e Maqedonisë së Veriut. Foto: MPB

Gjithsej tetë persona janë nën hetim të Prokurorisë Themelore Publike (PTHP) Shkup lidhur me të shtënat që ndodhën në natën midis 10 dhe 11 shkurt në Çair të Shkupit, ndërsa në të cilat jetën e humbi një person, njofton Portalb.mk.

Kundër gjashtë prej tyre janë nën hetim për pjesëmarrje në vepra penale vrasje dhe tentim për vrasje, ndërsa procedura kundër dy personave të tjerë është për ndihmesë pas realizimit të veprës penale për shkak se pas incidentit kanë fshehur dy pistoleta, duke iu ndihmuar një pjessës së të dyshuarve që të mos zbulohen.

Duke dhënë hollësi për ngjarjen, nga PTHP Shkup informojnë se vonë gjatë natës së 10 shkurtit, pas një debati për shkak të mosmarrëveshjes në komunikacion, në parkingun në rrugën “Brigada e dytë Maqedonase” në Çair ka filluar këmbim zjarri midis dy grupeve.

“I dyshuari i parë 28 vjeç, me përdorim të armës së zjarrit, me paramendim e ka privuar nga jeta viktimën Hebib Bunjaku dhe e ka sjellë në rrezik jetën të edhe një personi. Edhe pesë të dyshuar drejtpërdrejtë kanë marrë pjesë në këmbim zjarrin, duke kthyer me veprime për ndihmesl dhe bashkëpjesëmarrje në vrasje dhe tentim për vrasje. Dy të dyshuarit e fundit pas këmbim zjarrit kanë fshehur dy nga pistoletat e përdorura në incident”, theksojnë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup.

Për dy të dyshuarit, Prokuroria kërkon paraburgim për veprat vrasje dhe tentim për vrasje, paraburgim është propozuar edhe për dy ndihmësit e kryerësit pas realizimit të veprës, ndërsa për njërin të dyshuar kërkohet paraburgim shtëpiak. Tre të dyshuarit e tjerë janë të pakapshëm për organet e përndjekjes dhe janë ende në kërkim.

“Po ndërmerren edhe më tej veprime për zbardhje të plotë të ngjarjes”, shtojnë nga PTHP Shkup.

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se në mbrëmjen midis 10 dhe 11 shkurt në Çair ka ndodhur përleshje me armë, ku dy persona u plagosur, ndërsa një tjetër ndërroi jetë.

“Më datë 10.02.2025, rreth orës 23:50, në SPB Shkup është raportuar se në një parking në rrethinën e Çairit, për shkak të një mosmarrëveshje të mëparshme në komunikacion, mes dy grupeve ka pasur një debat, gjatë së cilës janë përdorur edhe armë zjarri.