Ujësjellësi me aksion për pagesë të borxheve pa përllogaritje të interesit deri më 2 prill
NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”-Shkup e informon opinionin dhe qytetarët e Qytetit të Shkupit, se aksioni për pagesë së borxheve pa përllogaritje të interesit për pagesë të vonuar është në vijim. Nga atje kumtojnë se aksioni për pagesë të borxheve në këste pa interes është me kohëzgjatje të caktuar dhe fillon nga 17 shkurti i këtij […]


NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”-Shkup e informon opinionin dhe qytetarët e Qytetit të Shkupit, se aksioni për pagesë së borxheve pa përllogaritje të interesit për pagesë të vonuar është në vijim. Nga atje kumtojnë se aksioni për pagesë të borxheve në këste pa interes është me kohëzgjatje të caktuar dhe fillon nga 17 shkurti i këtij viti, ndërsa përfundon më 2 prill të vitit 2025, njofton Portalb.mk.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë shfrytëzuesve të cilët kanë borxh të mbetur për ujë të shpenzuar (paditës dhe të rregullt), që ta shfrytëzojnë mundësinë për pagesë në këste pa interes të përllogaritur”, thuhet në kumtesë.
Nga ndërmarrja shtojnë se vendimi për zbatim të aksionit për pagesë të borxheve të mbetura pa përllogaritje të interesit nuk vlen për organet e pushtetit shtetëror dhe lokal dhe organet e tjera shtetërore të themeluara në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe me ligj dhe institucionet të cilat ushtrojnë veprimtari me interes publik të konfirmuar me ligj, ndërsa të organizuara si agjenci, fonde, institucione publike dhe ndërmarrje publike të themeluara nga shteti ose nga komunat, nga Qyteti i Shkupit, si dhe nga komunat në Qytetin e Shkupit.
Pas skadimit të kësaj periudhe ndërpritet vlefshmëria e vendimit. Për çdo informatë për shërbimet e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”-Shkup qytetarët të kontaktojnë në 02 3073 010, Qendra kujdestare informative; 02 3240 300, Drejtoria; [email protected]; www.vodovod-skopje.com.mk; www.facebook.com/jpvodovod.skopje.