Mickoski: Shumë shpejt do të shihni se si është përgjuar vitet e fundit, do të tmerroheni

Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Kuvend në seancën për pyetje të deputetëve iu përgjigj deputetit Mitko Trajçuleski nga LSDM për përgjimin. Mickoskitha se shpejti do të zbulohet se si është bërë përgjimi dhe se deputetët e LSDM-së do të tmerrohen, transmeton Portalb.mk. “A ju kujtohet fushata ‘E vërteta për Maqedoninë’? Së shpejti do ta shihni […]

Nëntor 28, 2024 - 13:00
 0  3
Mickoski: Shumë shpejt do të shihni se si është përgjuar vitet e fundit, do të tmerroheni
Kristian Mickoski. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Kuvend në seancën për pyetje të deputetëve iu përgjigj deputetit Mitko Trajçuleski nga LSDM për përgjimin. Mickoskitha se shpejti do të zbulohet se si është bërë përgjimi dhe se deputetët e LSDM-së do të tmerrohen, transmeton Portalb.mk.

“A ju kujtohet fushata ‘E vërteta për Maqedoninë’? Së shpejti do ta shihni të pavërtetën për ata që thonin se e flasin të vërtetën për Maqedoninë dhe do të turpëroheni. Për shkak se në regjimi fashiste nuk janë ndjekur dhe përgjuar në atë formë udhëheqësitë e partive opozitare. Dhe jam i bindur se një pjesë e udhëheqësisë së LSDM-së nuk e kanë ditur se çfarë po ndodh, se pjesa më e madhe prej tyre e kanë bërë për keqpërdorim dhe agjendë personale. Jo se dikush nga udhëheqësia më e lartë nuk e ka ditur. Dhe ajo që ka ndodhur do t’ju tmerroj edhe juve”, tha Mickoski.

Ndryshe, Ljupço Nikollovski nga LSDM, në një deklaratë për Sloboden Peçat tha se do t’i alarmojë të gjitha përfaqësitë dhe ambasadat ndërkombëtare në vend, pasi është e mundur që përgjimet masive të përsëriten sepse VMRO-DPMNE-ja në pushtet e partizon tërësisht Këshillin Mbikëqyrës Civil.

Këshilli për mbikëqyrjen e qytetarëve është organi që do të kontrollojë nëse institucionet që lejohen dhe mund të monitorojnë komunikimet e bëjnë këtë ligjërisht, duke ndjekur procedurën ligjore.

Komisioni për zgjedhje dhe emërime propozon Ilçe Dimovskin për kryetar të Këshillit, ndërsa për anëtarë Mirçe Stojkov, Stojançe Ribarev, Nikolla Zaturovski, Bllagoja Stojanovski, Nafis Qazimoski dhe Katerina Kërstevska.

“Me shkelje të rëndë të të gjitha rregullave, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime propozoi persona partiakë për anëtarë të Këshillit. Këtë e ka bërë pa material të dorëzuar më parë, sepse materiali na është dorëzuar para fillimit të seancës, ndonëse ka biografi dhe aplikime për gjithsej 28 kandidatë, që do të thotë e kundërta e Rregullores së Punës. Unë kam reaguar dhe kam kërkuar që kjo pikë serioze për përcaktimin e anëtarëve të propozuar për Këshillin për Mbikëqyrje Civile të shtyhet dhe të shqyrtohet seriozisht, por shumica nuk ka pranuar”, thotë Nikollovski për “Sloboden Peçat”.

Sipas Nikollovskit, nuk mund të pritet që anëtarët e Këshillit të cilët janë pasardhës të partisë të bëjnë punën e tyre.

“Ne e dimë se çfarë kemi kaluar në periudhën e kaluar, është bërë një reformë në të gjithë segmentin dhe kjo është një temë ku realisht nuk ka vend për politikë, për njerëz që nuk janë plotësisht të besueshëm, me integritetin më të lartë, të trajnuar dhe i ka kaluar të gjithë filtrat dhe janë ekspertë të asaj fushe. Këta kandidatë e plotësojnë vetëm kushtin që të kenë librezë partiake”, thotë Nikollovski.

Këshilli për Mbikëqyrjen e Qytetarëve është një organ që me kërkesë të çdo qytetari mund të kontrollojë nëse është përgjuar në mënyrë të paligjshme.Përbërja e mëparshme e Këshillit nuk funksionoi kurrë.

Kujtojmë se në vitin 2016, kur Zoran Zaev shpaloste bombat, u zbulua se, përmes tri sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitit 2008-2015 në mënyrë joligjore janë ndjekur 4.286 numra telefonik për të cilët aspak nuk janë dhënë urdhra gjyqësor. Komunikimi është ndjekur para se të dorëzohen dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së vlerës së urdhrit gjyqësor  me numër 1.541 ose gjithsej 5.827 numra telefonik. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.