Tetova do të jetë nikoqire e Kupës Ballkanike në ‘Beach Voleyball’ 

Tetova këtë verë do të jetë nikoqire e Kupës Ballkanike në Beach Voleyball, transmeton Portalb.mk.  Këtë e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Tetovës pas takimit që pati sot me kryetarin e Federatës së Volejbollit të Maqedonisë së Veriut, Petar Jovanosvki dhe ekipin e tij.  “Tetova është e gatshme dhe ka kapacitet të plotë për […]

Mars 10, 2025 - 20:00
 0  5
Tetova do të jetë nikoqire e Kupës Ballkanike në ‘Beach Voleyball’ 
Sheshi "Iliria" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Tetova këtë verë do të jetë nikoqire e Kupës Ballkanike në Beach Voleyball, transmeton Portalb.mk

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Tetovës pas takimit që pati sot me kryetarin e Federatës së Volejbollit të Maqedonisë së Veriut, Petar Jovanosvki dhe ekipin e tij. 

“Tetova është e gatshme dhe ka kapacitet të plotë për të mirëpritur skuadra nga 11 shtete në kategorinë e femrave dhe meshkujve, gara këto të cilët për herë të parë zhvillohet në rajonin tonë. E sigurova kryetarin e FVM, se Komuna e Tetovës do të vë në dispozicion të gjitha kapacitete dhe në bashkëpunim me FVM, do jenë një shembull se si mund të organizohen garat në volejboll në disa disiplina ku interesi është i madh”, njoftoi Kasami. 

Më tepër detaje rreth këtij organizimi do të ketë periudhën në vijim.