Thirrje për marsh ndërgjegjësues për autizmin më 2 prill në Prishtinë: “Miratoni Ligjin Gjithëpërfshirës! Autizmi nuk pret!”
Shoqata “Autizmi” ka bërë thirrje për pjesëmarrje në një marsh ndërgjegjësues që do të mbahet më 2 prill 2026 në Prishtinë, në mbështetje të personave me autizëm dhe familjeve të tyre, shkruan Gazeta 10. Marshi, i cili organizohet me moton “Miratoni Ligjin Gjithëpërfshirës! Autizmi nuk pret!”, do të nisë në orën 12:00 nga sheshi “Skënderbeu”


Shoqata “Autizmi” ka bërë thirrje për pjesëmarrje në një marsh ndërgjegjësues që do të mbahet më 2 prill 2026 në Prishtinë, në mbështetje të personave me autizëm dhe familjeve të tyre, shkruan Gazeta 10.
Marshi, i cili organizohet me moton “Miratoni Ligjin Gjithëpërfshirës! Autizmi nuk pret!”, do të nisë në orën 12:00 nga sheshi “Skënderbeu” dhe do të përfundojë te amfiteatri në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Sipas njoftimit të Shoqatës “Autizmi”, ky aktivitet ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin institucional dhe shoqëror për rëndësinë e përfshirjes dhe mbështetjes së personave me autizëm në Kosovë.
Organizatorët theksojnë se pjesëmarrja e qytetarëve është thelbësore për të fuqizuar zërin e komunitetit dhe për të nxitur institucionet që të ndërmarrin hapa konkretë drejt miratimit të një ligji gjithëpërfshirës për autizmin.
“Prania dhe mbështetja juaj do të ishte një kontribut i çmuar për këtë kauzë të rëndësishme”, thuhet në thirrjen e Shoqatës “Autizmi”.
Marshi organizohet nga Shoqata “AUTIZMI – Autizmi Flet” në bashkëpunim me Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë (ANAK)./Gazeta 10
