“Thuhet se ai i fiton se opozita është e dobët, gënjeshtër”, Rama zbulon arsyen pse PS fiton në zgjedhje

Sot kryeministri Edi Rama ndodhet në darkën tradicionale të fundvitit me Trupin Diplomatik. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë ka folur edhe për situatën politike në vend si dhe për rezultatin e fitoreve të zgjedhjeve deri më tani të PS. Kryeministri Edi Rama zbuloi dhe arsyen pse forca politke që ai drejton ka një […]

dhjetor 24, 2024 - 19:00
 0  4
“Thuhet se ai i fiton se opozita është e dobët, gënjeshtër”, Rama zbulon arsyen pse PS fiton në zgjedhje

Sot kryeministri Edi Rama ndodhet në darkën tradicionale të fundvitit me Trupin Diplomatik.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë ka folur edhe për situatën politike në vend si dhe për rezultatin e fitoreve të zgjedhjeve deri më tani të PS.

Kryeministri Edi Rama zbuloi dhe arsyen pse forca politke që ai drejton ka një bilanc të mirë të fitoreve elektrale.

Më lejoni ta mbyll me diçka të veçantë që thuhet lart e poshtë: “Ai fiton, se opozita është e dobët”. Më lini t’ju them se kjo është një gjysmë e vërtetë, pra një gënjeshtër e madhe, sepse, si burrë, isha i bekuar kur Linda ra dakord të martohej me mua. E si një rrjedhojë e paqëllimtë e këtij bekimi, ndodhi që u bëra Kryeministër me të në krah, që do të thotë, me opozitën më të ashpër. Në shtëpi!

Pa britma, pa sharje, pa shpifje, të cilat, në fund të fundit, i përballon lehtë, por me pyetje të vështira e me argumente të forta për t’u rrëzuar dhe, meqë ra fjala, ose natën vonë, ose herët në mëngjes.

Pra, nëse ka një arsye kryesore për fitoret e mia, është se jam jo vetëm i stërvitur mirë, por edhe në mënyrë të pandërprerë me opozitën më të ashpër dhe më të mirëpërgatitur. Merreni kështu siç po ua them, mund të jetë edhe më keq sesa kaq sa po them!

Për rrjedhojë, më lini të falënderoj sonte këtu edhe opozitën më të fortë dhe më lini t’ju falënderoj të gjithëve nga zemra, edhe në emër të saj, që jeni këtu me ne në këtë mbrëmje të këndshme të përvitshme.

Ju falemnderit dhe, nëse mund të marr gotën, dua të ngre një dolli para së gjithash për familjet tuaja, për fëmijët tuaj, për prindërit tuaj e bashkëshortet/bashkëshortët, të cilët, siç e di dhe unë bashkë me ju, janë ata që paguajnë çmimin më të lartë për të gjithë punën tuaj larg vendit tuaj, edhe pse, shumë shpesh, me sa kam kuptuar, ju pëlqen të rrinë në Shqipëri edhe më shumë sesa në vendin e tyre! Madje është e sigurt që do t’ju marrin shumë inat kur t’i detyroni të shkojnë diku tjetër. Po kjo mbetet për vitet e ardhshme, për momentin, jeni të gjithë këtu, në Shqipëri bashkë me ta dhe mund të mikprisni këtu edhe të afërmit që nuk jetojnë me ju. E pra, Zoti i bekoftë ata të gjithë!

Uroj që familjet tuaja të jenë sa më mirë dhe që ju, falë mbështetjes së tyre, të shkëlqeni dhe, pse jo, të na ndihmoni të ecim më mirë”,-tha Rama./ Opinion.al