“TIMS dhe E-Gate u instaluan në 2009 nga SHBA dhe garantuan liberalizimin e vizave”/ Berisha: Sot, këto sisteme janë në duart e krimit!

“Në vitin 2009, SHBA vendosën në Shqipëri në pikat e kontrollit të kufirit njërin nga sistemet dixhitale më të avancuara të kohës, sistemin TIMS dhe E-Gate. A e dini ju se sot këto sisteme janë në duart e krimit?”, kështu është shprehur mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha. Në fjalimin e mbajtur për mbështetësit e […]

qershor 8, 2024 - 19:31
 0  10
“TIMS dhe E-Gate u instaluan në 2009 nga SHBA dhe garantuan liberalizimin e vizave”/ Berisha: Sot, këto sisteme janë në duart e krimit!

“Në vitin 2009, SHBA vendosën në Shqipëri në pikat e kontrollit të kufirit njërin nga sistemet dixhitale më të avancuara të kohës, sistemin TIMS dhe E-Gate. A e dini ju se sot këto sisteme janë në duart e krimit?”, kështu është shprehur mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha.

Në fjalimin e mbajtur për mbështetësit e tij, nga dritarja e banesës së tij, Berisha theksoi se sot këto sisteme me Taulant Ballën, Edi Ramën, Met Rrumbullakun, iu dorëzuan krimin.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:

Te këto dosje është fytyra e vërtete e qeverisë së Edi Ramës.

Janë krimi i dytë më i shëmtuar në historinë e kombit pas shpopullimit, krijimi i narkoshtetit.

Te këto dosje që mercenari Dumani u fsheh qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur si puthador, si lake, Edi Ramën dhe kriminelët e tjerë me pushtet, qëndrojnë projekte makabre të transportit të drogës, kanabizimit të Shqipërisë.

Miqtë e mi, këto dosje faktojnë se bota mizore e nëndheshme e krimit ka emëruar në Shqipëri ministra dhe mbiministra.

Se kjo botë e pashpirt ka diktuar plaçkitje dhe grabitje pafund të pronave të shqiptarëve.

Se kryeministria, se ministria e rendit, se drejtësia janë në kthetrat e pamëshirë të tyre.

Se nuk ka qelizë, nuk ka sekret që nuk u është dhënë këtyre bandave dhe kriminelëve që janë fuqia e vërtetë e shtetit të Edi Ramës.

Të dashur miq, në vitin 2009, SHBA vendosën në Shqipëri në pikat e kontrollit të kufirit njërin nga sistemet dixhitale më të avancuara të kohës, sistemin TIMS dhe E-Gate.

Këto sisteme të një sigurie të lartë, të një mbrojtje të plotë kibernetike, e bënë Shqipërinë një vend, për të cilin votuan të gjitha vendet e BE për heqjen e vizave.

Erdhën zyrtarët më të lartë të zbatimit të ligjeve, drejtori i përgjithshëm i policisë federale gjermane dhe zyrtarë të tjerë të zbatimit të ligjit nga vendet e tjera.

Ata mbetën të befasuar kur panë sistemet e kontrollit të kalimit të kufirit.

Po sot o miq? A e dini ju se këto sisteme janë në duart e krimit?

Se këto sisteme me Taulant Ballën, Edi Ramën, Met Rrumbullakun, iu dorëzuan krimin.