“Topi është në fushën e Iranit”, pas dështimit të negociatave, J.D. Vance: SHBA-të kërkojnë që ata të dorëzojnë uraniumin e pasuruar
Zëvendëspresidenti i J.D. Vance deklaroi se “topi është në fushën e iranianëve”, pas përfundimit pa rezultat të negociatave mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, të zhvilluara gjatë fundjavës në Islamabad. Në një intervistë për Fox News, Vance theksoi se administrata e presidentit Donald Trump kërkon, ndër të tjera, dorëzimin e plotë të sasisë […] The post “Topi është në fushën e Iranit”, pas dështimit të negociatave, J.D. Vance: SHBA-të kërkojnë që ata të dorëzojnë uraniumin e pasuruar appeared first on InfoShqip.com.
Zëvendëspresidenti i J.D. Vance deklaroi se “topi është në fushën e iranianëve”, pas përfundimit pa rezultat të negociatave mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, të zhvilluara gjatë fundjavës në Islamabad.
Në një intervistë për Fox News, Vance theksoi se administrata e presidentit Donald Trump kërkon, ndër të tjera, dorëzimin e plotë të sasisë së uraniumit të pasuruar që zotëron Republika Islamike.
“Ne duam që ky material të dalë jashtë vendit dhe të jetë nën kontrollin tonë”, u shpreh ai, duke shtuar se është e domosdoshme të vendosen mekanizma verifikimi për të garantuar që Irani nuk do të prodhojë në të ardhmen uranium të pasuruar në nivele të larta.
Zëvendëspresidenti amerikan drejtoi personalisht delegacionin e SHBA-së në këto bisedime, të cilat u konsideruan të paprecedenta për nga niveli i përfaqësimit, por nuk arritën të prodhojnë marrëveshje konkrete. Qëllimi i tyre ishte gjetja e një rruge për t’i dhënë fund tensioneve dhe konfliktit në Lindjen e Mesme.
Vance ritheksoi gjithashtu mosbesimin e Uashingtonit ndaj deklaratave të Teheranit lidhur me programin bërthamor.
“Është një gjë që iranianët thonë se nuk do të ndërtojnë armë bërthamore, por është tjetër gjë të krijohen mekanizmat e nevojshëm që garantojnë se kjo nuk do të ndodhë”, deklaroi ai, duke shtuar se gjatë negociatave ka paraqitur “vijat e kuqe” të SHBA-së.
The post “Topi është në fushën e Iranit”, pas dështimit të negociatave, J.D. Vance: SHBA-të kërkojnë që ata të dorëzojnë uraniumin e pasuruar appeared first on InfoShqip.com.