Toshkovski: I madh është numri i qytetarëve turq, të cilët nuk kanë përgjigje për marrjen e shtetësisë në bazë të prejardhjes

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski nga foltorja e Kuvendit tha se është i madh numri i aplikantëve me prejardhje turke, të cilëve nuk u është përgjigjur nga viti 2022 deri tani për marrjen e shtetësisë në bazë të prejardhjes pas ndryshimeve të Ligjit për shtetësi, të miratuar në vitin 2021. “Numra të saktë […]

Nëntor 21, 2024 - 21:00
 0  6
Toshkovski: I madh është numri i qytetarëve turq, të cilët nuk kanë përgjigje për marrjen e shtetësisë në bazë të prejardhjes

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski nga foltorja e Kuvendit tha se është i madh numri i aplikantëve me prejardhje turke, të cilëve nuk u është përgjigjur nga viti 2022 deri tani për marrjen e shtetësisë në bazë të prejardhjes pas ndryshimeve të Ligjit për shtetësi, të miratuar në vitin 2021.

“Numra të saktë për fat të keq nuk mund t’ju jap në këtë moment. Bëhet fjalë për një numër më të madh të aplikantëve, të cilët nuk kanë marrë përgjigje që nga viti 2022 e deri tani. Një numër i madh aplikimesh nuk janë zgjidhur në të kaluarën, jo vetëm për mërgimtarët tanë me origjinë turke, por edhe për mërgimtarët tanë me origjinë shqiptare, maqedonase. Unë jam ministër nga viti 2024. Dhe do t’ju përgjigjemi në mënyrë adekuate në formë të shkruar, nëse është në rregull kjo. Duhet të potencoj se gjatë ditës së djeshme, e pata nderin të realizoj takim punues me ambasadorin e Republikës së Turqisë dhe duhet të konstatoj se ai ishte tejet i kënaqur nga ajo se si Qeveria aktuale vepron për atë që është e rëndësishme për Republikën e Turqisë, e posaçërisht për qytetarët të cilët ndjehen turq dhe jetojnë në Maqedoni. Dhe shumë më vjen keq që duhet të konstatoj se kur e kam ndërmarrë këtë funskion, posaçërisht në kuadër të Qeverisë teknike, krahas shumë problemeve tjera, të cilat i trashëgova, trashëgova edhe një gjendje faktike, e cila lidhur me komunitetin turk me të vërtetë ishte dëshpëruese. Pse? Pasi që nuk ka pasur as formularë për dhënien e dokumenteve për udhëtim në gjuhën turke, të cilat shteti në pajtim me ligjin është i obliguar t’i japë”, tha Toshkovski, në pyetjen e deputetit Bejxhan Iljas nga Partia Demokratike Turke për informatën për procesin për realizimin e aplikimeve për shtetësi, sidomos pas ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për shtetësi dhe në bazë të origjinës së miratuar në vitin 2021.

Toshkovski konsideron se duhet të zgjidhen të gjitha problemet që janë në interes të qytetarëve. Theksoi se në të ardhmen duhet të përqëndrohen në zgjidhje sistematike të problemeve, jo vetëm në zgjidhje ad hok.