U hap qendra për skijim “Mihajllovo” afër Kavadarit
Qendra e skijimit “Mihajllovo” sot zyrtarisht u hap, ndërsa skijatorët e parë kishin mundësi të kënaqen në borën në Malin Kozhuf , rreth 40 kilometra nga qyteti i Kavadarit. Ka ski ashensorë në gjatësi prej 370 metra me kapacitet prej 600 personave në një orë dhe shtreg skijimi, me kapacitet prej 800 personash, njofton Portalb.mk. […]
Qendra e skijimit “Mihajllovo” sot zyrtarisht u hap, ndërsa skijatorët e parë kishin mundësi të kënaqen në borën në Malin Kozhuf , rreth 40 kilometra nga qyteti i Kavadarit. Ka ski ashensorë në gjatësi prej 370 metra me kapacitet prej 600 personave në një orë dhe shtreg skijimi, me kapacitet prej 800 personash, njofton Portalb.mk.
Pista e parë e skijimit është pagëzuar “Maqedonia”. Resorti ka restorant, hotel dhe akomodim individual.
Bëhet fjalë për donacion prej mbi 230 mijë euro. Nga kjo shumë, 115 mijë euro.
“Kjo është pista e parë, por me kalimin e kohës këtu është planifikuar të ndërtohen edhe dy pista tjera. Jo shumë të mëdha, por për nevojat e rajonit, për nevojat e banorëve tanë. Kavadari është përfshirë në hartën e qyteteve ku po zhvillohet turizmi. Ne do të luftojmë së bashku me kryeministrin dhe Qeverinë për të hapur pikën kufitare që është vetëm pak kilometra larg me Republikën e Greqisë. Dhe me këtë mendoj se do të tërheqim shumë turistë nga Greqia dhe vende të tjera dhe zhvillim më të madh të turizmit”, tha Mitko Jançev, kryetar i Kavadarit.