Trafiku i qetë në vend, borë e lehtë në Popova Shapka

Trafiku në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa probleme, ndërsa në disa zona rrugët janë të lagura për shkak të kushteve atmosferike. Sipas njoftimit të Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen The post Trafiku i qetë në vend, borë e lehtë në Popova Shapka appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 29, 2026 - 15:30
Trafiku i qetë në vend, borë e lehtë në Popova Shapka

Trafiku në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa probleme, ndërsa në disa zona rrugët janë të lagura për shkak të kushteve atmosferike. Sipas njoftimit të Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen e Rrugëve, nuk ka pengesa serioze që ndikojnë në qarkullimin e automjeteve.

Në zonën malore të Popova Shapkës janë regjistruar reshje të lehta bore, por ato aktualisht nuk paraqesin vështirësi për zhvillimin normal të trafikut.

Autoritetet bëjnë të ditur se të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme. Megjithatë, në disa segmente që kalojnë nëpër gryka dhe përrenj ekziston mundësia e rrëshqitjeve të vogla të dheut.

Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë për kujdes të shtuar nga ana e drejtuesve të automjeteve, respektim të sinjalistikës rrugore dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Flaka

The post Trafiku i qetë në vend, borë e lehtë në Popova Shapka appeared first on Flaka, në çdo lajm... .