Trajtimi i komunitetit serb në Veri, flet Avokati i Popullit
Naim Qelaj, Avokati i Popullit i ftuar në emisionin “Adresa”, mes tjerash foli edhe për gjendjen e komunitetit serb në komunat veriore të vendit, pas zhvillimeve të viteve të fundit atje. Qelaj u shpreh pro veprimeve të autoriteteve në vend, mirëpo pa i cenuar të drejtat ekzistuese mbi komunitetin atje. “Në situatat e tilla ku


Naim Qelaj, Avokati i Popullit i ftuar në emisionin “Adresa”, mes tjerash foli edhe për gjendjen e komunitetit serb në komunat veriore të vendit, pas zhvillimeve të viteve të fundit atje.
Qelaj u shpreh pro veprimeve të autoriteteve në vend, mirëpo pa i cenuar të drejtat ekzistuese mbi komunitetin atje.
“Në situatat e tilla ku ka më pak përfaqësim institucional siç janë serbët në katër komunat e veriut, për shkak të asaj që ndodhi me bojkotin, pati zgjedhje lokale në mënyrë të ligjshme, por jo në nivelin e duhur të demokracisë. Largimi nga policia, siguria ka bë që qytetarët nga katër komunat e veriut me qenë të nënpërfaqësuar, dhe besoj që ky është problemi më i madh. Në anën tjetër, veprimet që ndërmerren me qëllimë të sigurisë së vet qytetarëve në atë pjesë, i konsideroj veprime të ligjshme të autoriteteve publike, por që duhet pasur parasysh standartin e të drejtave që ata i kanë“, deklaroi ai.
Më shumë detaje:
