Qantat me peshë 5-7 kg, Qelaj: Sistemi i arsimit në Kosovë ende me shumë probleme
Gjendja e sistemit arsimor në vend sipas Avokatit të Popullit, Naim Qelaj vazhdon të mos jetë ende në nivelin e duhur. Bazuar në hulumtimet e bëra nga ky institucion, Qelaj përmendi edhe bartjen e qantave me peshë anormale për fëmijët e shkollave fillore. “Të drejtave të fëmijëve në arsim ne iu kemi kushtuar rëndësi të


Gjendja e sistemit arsimor në vend sipas Avokatit të Popullit, Naim Qelaj vazhdon të mos jetë ende në nivelin e duhur.
Bazuar në hulumtimet e bëra nga ky institucion, Qelaj përmendi edhe bartjen e qantave me peshë anormale për fëmijët e shkollave fillore.
“Të drejtave të fëmijëve në arsim ne iu kemi kushtuar rëndësi të veçantë, sepse fëmijët sipas Kushtetutës së Republikës së kosovës janë kateogori e veçantë kushtetuese. Secili autoritet në çdo veprim që e merr interesin e fëmijës duhet ta ketë prioritet. Krahasuar me ankesat që i ka sistemi jonë, na dalin shumë probleme që i ka sistemi i arsimit në Kosovë. Ekspertët i kemi angazhuar kanë konstatu që një fëmijë në shkolën fillore bart një qantë me peshë mesatare 5-7 kg, që paraqet problem shëndetësor” tha ai.
