Tre paqeruajtësit e RMV-së nuk do të tërhiqen nga Libani
Tre oficerët e ushtrisë së Maqedonisë së Veriut që janë pjesë e misionit paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) ndihen mirë, por nëse rrezikohet siguria e tyre do të ketë reagim të menjëhershëm, transmeton Portalb.mk. Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, pasi pesë pjesëtarë të misionit të Kombeve të Bashkuara u […]
Tre oficerët e ushtrisë së Maqedonisë së Veriut që janë pjesë e misionit paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) ndihen mirë, por nëse rrezikohet siguria e tyre do të ketë reagim të menjëhershëm, transmeton Portalb.mk.
Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, pasi pesë pjesëtarë të misionit të Kombeve të Bashkuara u plagosën në luftimet ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.
“Atje kemi tre anëtarë, oficerë, paqeruajtës, ku gjendja po përkeqësohet dita-ditës. Ata ndihen mirë, ne jemi në kontakt çdo ditë”, tha Misajllovski.
Ai shtoi se në rast kërcënimi apo situatë të ngjashme, vendi do të reagojë.
Dje 34 vende që janë pjesë e misionit të Kombeve të Bashkuara në Liban nënshkruan një deklaratë të përbashkët duke riafirmuar nevojën për të mbrojtur paqeruajtësit e UNIFIL dhe duke dënuar sulmet e fundit ndaj tyre.
Forca e Brendshme e OKB-së në Liban aktualisht ka rreth dhjetë mijë paqeruajtës nga 50 vende.
Izraeli ka kryer sulme në gjithë Libanin që nga 23 shtatori kundër atyre që ai pretendon se janë objektiva të Hezbollahut, duke vrarë mbi një mijë njerëz, duke plagosur mbi tre mijë të tjerë dhe duke zhvendosur më shumë se 1,2 milion njerëz.