AUV: Uji në Gostivar është i sigurt për pije

Uji nga ujësjellësi i Gostivarit është i sigurt për pije, njofton Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV). Prej atje thonë se mostrat e marra nga tri pika matëse në Gostivar, janë të sigurta. “Rezultatet e ujit të testuar, të marra nga tri pika matëse në Gostivar, janë të sigurta, gjegjësisht fizikisht, kimikisht dhe bakteriologjikisht, i […]

tetor 15, 2024 - 00:00
 0  6
AUV: Uji në Gostivar është i sigurt për pije

Uji nga ujësjellësi i Gostivarit është i sigurt për pije, njofton Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Prej atje thonë se mostrat e marra nga tri pika matëse në Gostivar, janë të sigurta.

“Rezultatet e ujit të testuar, të marra nga tri pika matëse në Gostivar, janë të sigurta, gjegjësisht fizikisht, kimikisht dhe bakteriologjikisht, i përgjigjen kritereve të sigurisë të përcaktuara me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare Republika e Moldavisë Nr. 183 /2018). Dhe prania e manganit është brenda vlerave të lejuara”.

” Paralelisht, më 5, 8 dhe 9 tetor 2024 janë marrë dhjetë mostra për analizë të ujit të pijshëm nga ujësjellësi i qytetit të Gostivarit nga Qendra e Shëndetit Publik Gostivar. Rezultatet e testimit të ujit të pijshëm vërtetuan se mostrat përputhen fizikisht, kimikisht dhe bakteriologjikisht me parametrat e Rregullores dhe mangani është brenda kufijve të vlerave normale”, njofton AUV.