Tre persona janë plagosur gjatë të shtënave me armë në një aheng familjar në Kërçovë, policia arrestoi 46 vjeçarin
Zyrtarët policorë të njësisë policore në fshatin Zajaz të Kërçovës kanë privuar nga liria personin me iniciale B.U (46) nga fshati Baçishtë i Kërçovës, në punë të përkohshme në Austri, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, me çka mbetën të plagosur tre persona, transmeton Portalb.mk. “Personi, paraprakisht, në një […]
Zyrtarët policorë të njësisë policore në fshatin Zajaz të Kërçovës kanë privuar nga liria personin me iniciale B.U (46) nga fshati Baçishtë i Kërçovës, në punë të përkohshme në Austri, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, me çka mbetën të plagosur tre persona, transmeton Portalb.mk.
“Personi, paraprakisht, në një aheng familjar në të njëjtin fshat ka qëlluar disa plumba nga një pistoletë “Smith and Wesson”, në pronësi të babait të tij R.U (64) nga i njëjti fshat, i cili e ka pasur me leje. Me këtë, E.E.(33), M.R.(57) dhe një i mitur, të gjithë nga fshati Baçishtë, të cilët ishin në aheng, kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Ndihmën e shpejtë mjekësore në Kërçovë, ku është konstatuar se kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Nga R.U. i është marrë arma dhe 300 fishekë, të cilat i posedonte me leje”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Policia po merret me zbardhjen e rastit dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të ngritet kallëzim adekuat.