Tre të lënduar në aksident zinxhiror në autostradën afër Smillkovcës

Tre persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, në përplasjen zinxhirore që ka ndodhur mbrëmë në autostradën afër unazës në Shkup. Në aksident janë përfshirë tre vetura, një kamion me rimorkio dhe një autobus i parkuar, transmeton Portalb.mk. Pjesëmarrës në aksident ishin dy shtetas të Maqedonisë dhe nga një nga […]

Jan 23, 2025 - 14:00
 0  5
Tre të lënduar në aksident zinxhiror në autostradën afër Smillkovcës
Policia, sulm, aksident

Tre persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, në përplasjen zinxhirore që ka ndodhur mbrëmë në autostradën afër unazës në Shkup. Në aksident janë përfshirë tre vetura, një kamion me rimorkio dhe një autobus i parkuar, transmeton Portalb.mk.

Pjesëmarrës në aksident ishin dy shtetas të Maqedonisë dhe nga një nga Kosova dhe Bullgaria.

Aksidenti është raportuar mbrëmë rreth orës 20:30 në SPB Shkup, ndërsa detaje për të ka ndarë mëngjesin e sotëm MPB.

“Në autostradën – unazë në qytetin e Shkupit, në afërsi të Smilkovcit, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga K. S. (54) nga fshati Haraçinë, Shkup, automjeti i pasagjerëve “Hyundai” me targa kombëtare të Kosovës, i drejtuar nga B. B. (54) nga Kosova, automjeti i pasagjerëve BMW me targa të Shkupit, i drejtuar nga M. D. (27) nga Radishan i Shkupit, kamion Scania me rimorkio me targa kombëtare bullgare, i drejtuar nga D. D. V. (55) nga Bullgaria dhe një autobus ‘sanos’ i parkuar me targa të Shkupit”, njofton MPB.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë K. S. nga Haraçina e Shkupit dhe B. B. nga Kosova dhe M. D. nga Radishani. Lëndimet janë konstatuar në Klinikën për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”.

Inspektim në vendin e aksidentit ka kryer një ekip inspektues i SPB Shkup.