Zv/kryeministri Mexhiti flet për bastisjet e fundit të Policisë: Jo parada para familjarëve

Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti ka deklaruar se kolonat e gjata mbrëmjen e djeshme në pikën kufitare “Bllacë” ndërlidhen me aksionet e fundit të policisë që po zhvillon Ministria e The post Zv/kryeministri Mexhiti flet për bastisjet e fundit të Policisë: Jo parada para familjarëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 16, 2024 - 14:01
 0  5
Zv/kryeministri Mexhiti flet për bastisjet e fundit të Policisë: Jo parada para familjarëve

Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti ka deklaruar se kolonat e gjata mbrëmjen e djeshme në pikën kufitare “Bllacë” ndërlidhen me aksionet e fundit të policisë që po zhvillon Ministria e Punëve të Brendshme. Ai shtoi se autoritetet nuk do të bëjnë, siç tha ai, “filma” në lidhje me aksionet, por që çdo kush që ka shkelur ligjin do të përgjigjet.

“Mendoj që ka lidhshmëri me kolonat e gjata mbrëmë në “Bllacë” dhe aksioneve policore, sipas informatave që i jep MPB. Edhe njëherë e potencoj që lufta kundër korrupsionit do të jetë pa kompromise, mirëpo jo revanshiste, jo monoetnike, dhe jo me parada para fëmijëve dhe familjarëve të tyre, sepse nuk kemi nevojë të bëjmë filma, por thjesht procedurat të shkojnë deri në fund për secilin që e ka thyer ligjin dhe askush nuk është mbi ligjin”, tha Mexhiti.

The post Zv/kryeministri Mexhiti flet për bastisjet e fundit të Policisë: Jo parada para familjarëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .