62 jetë të humbura, 196 të lënduar – drejtësia për ‘Pulse’ ende në pritje

Shtip, 10 maj 2025 – Hetimet për zjarrin tragjik në diskotekën “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 62 të rinj, janë ende në vijim. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe The post 62 jetë të humbura, 196 të lënduar – drejtësia për ‘Pulse’ ende në pritje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 10, 2025 - 20:00
 0  3
62 jetë të humbura, 196 të lënduar – drejtësia për ‘Pulse’ ende në pritje

Shtip, 10 maj 2025 – Hetimet për zjarrin tragjik në diskotekën “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 62 të rinj, janë ende në vijim. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi sot nga Shtipi se po veprohet në përputhje me udhëzimet e Prokurorisë Publike dhe se aktualisht po merren në pyetje një numër dëshmitarësh që kanë lidhje me këtë rast të rëndë penal.

“Në këtë moment, hetimi është ende në vazhdim. Po mblidhen dëshmi dhe veprohet sipas udhëzimeve të Prokurorisë Publike. Sapo të ketë zhvillime të reja, opinioni publik do të njoftohet nga Prokuroria për të gjitha hapat që do të ndërmerren në të ardhmen,” tha Toshkovski.

Zjarri shpërtheu më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, duke shkaktuar vdekjen e 59 personave në vendngjarje. Tre të tjerë ndërruan jetë më vonë nga plagët e marra, më 4, 7 dhe 17 prill, duke e çuar numrin e viktimave në 62. Po ashtu, 196 persona të tjerë u lënduan dhe u trajtuan në institucione shëndetësore brenda dhe jashtë vendit.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një afat për përfundimin e hetimeve, ndërsa familjarët e viktimave dhe opinioni publik vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi për këtë tragjedi të rëndë. Flaka Media

The post 62 jetë të humbura, 196 të lënduar – drejtësia për ‘Pulse’ ende në pritje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .