Tripunovski: Numri i fermerëve ka rënë, përmes programeve bujqësore tentojmë të rrisim prodhimin vendor
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave Cvetan Tripunovski në Tv 24 theksoi se obligim i tij si ministër është ta mbrojë fermerin në Maqedoni. Vetëm përmes masave dhe programeve të ndryshme do të mbrohen fermerët. “Për mua si ministër dhe për të gjithë qeverinë do të jetë një sukses dhe po punohet që fermeri të […]
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave Cvetan Tripunovski në Tv 24 theksoi se obligim i tij si ministër është ta mbrojë fermerin në Maqedoni.
Vetëm përmes masave dhe programeve të ndryshme do të mbrohen fermerët.
“Për mua si ministër dhe për të gjithë qeverinë do të jetë një sukses dhe po punohet që fermeri të quhet me epitet. Përveç të moshuarve, dua të bind edhe brezat e rinj që të merren me këtë profesion fisnik. Prodhimi i ushqimit është shumë i rëndësishëm në periudhën e ardhshme”, sqaroi ai.
“Prandaj me masat, projektet tona synimi është që të rrisim numrin e fermerëve, i cili ka rënë. Nëse në atë kategori përfshijmë një gjeneratë të re të prodhuesve, do të thotë ripërtëritja e procesit të prodhimit bujqësor”, theksoi ministri Tripunovski.
Tripunovski shtoi se për 100 ditë Maqedonia nuk mund të ndryshojë nga një vend i varur nga importi në një vend jo të varur nga importi.
Por ky proces do të ndodhë brenda një periudhe kohore.
“Ne si Qeveri kemi marrë masë intervenuese për tre denarë shtesë për kilogram grurë të dorëzuar. Kjo masë u miratua për t’u ndihmuar fermerëve, që tani që jemi në prag të mbjelljes vjeshtore, të rrisin sipërfaqet e tyre për grurë. Dhe kjo do të thotë një sasi më e madhe”, sqaroi ai.