Perinski: Nuk ka mundësi ligjore që komunat të financojnë Akademinë Shqiptare
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, tha se nuk ka mundësi ligjore që komunat të financojnë punën e Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, pas paralajmërimeve se këtë do ta bëjnë katër komunat, ajo e Tetovës, Gostivarit, Zhelinës dhe Çairit. Perinski konsideron se do të ishte më e përshtatshme që komunat të punojnë në ngritjen […]
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, tha se nuk ka mundësi ligjore që komunat të financojnë punën e Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, pas paralajmërimeve se këtë do ta bëjnë katër komunat, ajo e Tetovës, Gostivarit, Zhelinës dhe Çairit.
Perinski konsideron se do të ishte më e përshtatshme që komunat të punojnë në ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, sesa të ndajnë mjete për diçka që nuk do të ketë funksion në të ardhmen.
“Në thelb është përshkruar në mënyrë rigoroze në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale në nenin 11, ku thuhet se të hyrat e vetëqeverisjes lokale duhet të shpenzohen ekskluzivisht në kompetencat e përcaktuara në përputhje me ligjin, që në përkthim do të thotë se Ligji dëshiron të thotë se të gjitha mjetet që komuna mbledh në çfarëdo baze, i shpërndan përmes miratimit të vendimeve dhe buxheteve në mbledhjen e Këshillit dhe duhet të drejtohen ekskluzivisht për zbatimin dhe realizimin e kompetencave themelore ligjore të vetëqeverisjes lokale. Akademia Shqiptare e Shkencave dhe e Arteve nuk qëndron në këto kompetenca. Komuna ka mundësi të financojë shoqatat dhe organizatat joqeveritare, por ato shoqata dhe organizata joqeveritare në njëfarë mënyre duhet t’i zbatojnë kompetencat themelore për të cilat ekziston ajo vetëqeverisje lokale, ligji duhet të lexohet drejt, nuk ka mundësi ligjore për një gjë të tillë”, thekson Perinski për MIA-n.