Tronditet sërish Turqia, një tjetër sulm me armë në shkollë
Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë të mesme në provincën jugore të Kahramanmaraş në Turqi, raportoi transmetuesi NTV. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme lidhur me autorin apo motivet e sulmit. Mediat turke raportojnë se atentatori është […]
Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë të mesme në provincën jugore të Kahramanmaraş në Turqi, raportoi transmetuesi NTV.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme lidhur me autorin apo motivet e sulmit. Mediat turke raportojnë se atentatori është një nxënës i klasës së 8-të.
Sipas mediave turke, sulmuesi fillimisht qëlloi në ajër në oborrin e shkollës, më pas hyri brenda shkollës dhe vazhdoi të qëllonte.
Ky është incidenti i dytë me të shtëna në një shkollë në Turqi brenda dy ditësh, pas një sulmi në një shkollë të mesme në provincën e Sanliurfas.
#CNNTÜRK TV CANLI YAYIN https://t.co/ZgOfex7RH8
— CNN TÜRK (@cnnturk) April 15, 2026