Trump ngre akuza: Irani e ka shkelur shumë herë armëpushimin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka akuzuar Iranin se e ka shkelur “shumë herë” marrëveshjen e armëpushimit. Trump e ka postuar në Truth Social akuzën, por pa saktësuar se për çfarë po flet konkretisht. Vlen të përmendet se Irani ka bërë akuza të ngjashme ndaj SHBA-ve. Të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei, […]

Prill 21, 2026 - 21:30
Trump ngre akuza: Irani e ka shkelur shumë herë armëpushimin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka akuzuar Iranin se e ka shkelur “shumë herë” marrëveshjen e armëpushimit.

Trump e ka postuar në Truth Social akuzën, por pa saktësuar se për çfarë po flet konkretisht.

Vlen të përmendet se Irani ka bërë akuza të ngjashme ndaj SHBA-ve. Të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei, ka thënë se sulmi amerikan dhe sekuestrimi i një anijeje mallrash në Gjirin Persik përbënin një shkelje të armëpushimit.